Delegacioni i UDSH-së nga Ulqini,përcjellin Arbën Xhaferin

August 18, 2012   | Rajoni / Region

Ulqin,më 17.08.2012
Në pallatin e Kulturës në Tetovë më 16 gushtë u mbajt mbledhja komemorative ku u përkujtua jeta dhe vepra e ish Kryetarit të PDSH-së z.Arbën Xhaferi . Në mbledhjen komemorative morën pjesë shumë anëtarë, qytetarë dhe miq nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues të lartë të partive politike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi etj.

Të pranishëm në përcjelljen e fundit për Arbën Xhaferin ishin dhe lideri i UDSH-së, Mehmed Zenka, i shoqëruar nga Ministri për të drejtat e popujve pakicë, Hamdi Hasani.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, Kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka tha se janë puna dhe vepra e Xhaferit ato që flasin dhe do të vijojnë të flasin për të. “Politika shqiptare humbi një mendimtar, vizionar dhe strateg të madh politik, që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar ne jetën politike shqiptare. E ardhmja do të tregoj rëndësinë e jashtëzakonshme që kishte Arbën Xhaferi për politikën shqiptare.

E nderuara familje Xhaferi, ne ndajmë me Ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh për humbjen e më të dashurit Tuaj” – u shpreh Zenka.

Njëkohësisht, lideri i UDSH-së, shprehu ngushëllimet edhe kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi për humbjen e madhe.

 

Shërbimi informativ i UDSH-së