KNSH: Urim për festën e bajramit të madh

August 18, 2012   | Shtypi / Mediji

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 66 / 12

Ulqin, me 17. 08. 2012

URIM PËR  FESTËN  E  BAJRAMIT  TË MADH 

 

Me  rastin e  festës së  Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët  e fesë Islame, shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Urojmë që   kjo  festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar  të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë të jetës sonë, në familje,në punë, e në shoqëri, gjithmonë në të mirë të kombit.

Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit  edhe ma të madh me njëri tjetrin, si  një vlerë e domosdoshme  edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të  punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të  brezave që vijnë  duke vënë interesin e përgjithshëm   mbi intertesat përsonale.

Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona  me  gëzim,  dashuri,  mirëkuptim  e  solidaritet  të  ndërsjellë  mes njerëzve.

 

Gëzuar festën e Bajramit,  për  jetë e  mot !