Vendi i pare ne turneun evropian per Rrezart Cungun

August 18, 2012   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Javën e fundit në Podgoric u mbajt turneu i tenisit të nivelit Evropian.
Në këtë turnej, morrën pjes 32 djelmë dhe 32 vajza nga tegjitha shtetet e Evropes. Nga Mali i Zi morri pjes Rrezart Cungu.

Rrezarti në singël mbrriti deri ne çerek-finale, duke fituar Aleksa Daskaloviq (6:0; 6:0), Igor Hajdukoviq (6:2; 6:0), ndërsa humbi nga reprezentuesi kombëtar i sërbis Milosh Radenkoviq (4:6; 3:6).

Rrezarti bashkë me partnerin e ti Renzo Paro nga Kroacia, u shpallën të parët në dubël. Kundërshtarët e parë ishin Stefan Dragoviq dhe Luka Simiq (6:0; 6:1). Në xhiron e dytë fituan Aleksa Daskaleviq dhe Aleksa Petroviq (6:1; 3:6; 10:7). Me Rejhan Giciq dhe Andrej Grubishiq u takun ne finale (6:4; 3:6; 10:6).

Talentin e Rrezartit e vërejtën edhe kompania Babolat nga Franca  dhe sivjet i ofroj sponzorim për vitin 2013 dhe 2014. Kontratën do ta nënshkruaj 14-vjeçari muajin e ardhshëm.