Zjarret po shkretojnë pyjet e Anes se Malit dhe Ulqinit ..SOS

August 19, 2012   | Lajmet / Vijesti

Një tjetër zjarr ka rënë në afërsi të Ulqinit. Pak kilometra larg qytetit, pa mbërritur në fshatin Gac, zjarri ka rënë në krahun e djathtë të rrugës nacionale qe con per kufirin me Shqiperi.
Në pamje të parë, zjarri duket i madh dhe mund të sjellë dëme të konsiderueshme materiale. Relievi përreth vatrës së zjarrit duket malor dhe ndoshta kjo do ta bëjë të vështirë kontrollin mbi flakët.
Ndërkohë, një tjetër zjarr masiv ka rënë në pyjet në fshatin Zogaj dhe Mali i Bris, pranë kishes, ku situata duket tejet e rënduar.
Sipas informatave që kemi marrë nga banoret që jan duke ruajtur shtëpitë dhe rrethinën. Banoret shprehin dhimbje por edhe indinjatë se si nuk është interevenuar me kohë për të shpëtuar këtë hapësirë të mbjellur.
Sipas informacioneve të fundit, flakët e zjarrit kanë djegur një sipërfaqe të madhe me pisha dhe duket se po avancojnë neper kto fshatra.
Situatën e përkeqeson edhe era dhe sipas shefit të shërbimit të mbrojtjes Flamur Sella mendohet edhe për evakuim të banorëve.
Nga ana tjetër banorët janë të alarmuar dhe presim ndihmë të menjëhershme.
Shuarja e zjarreve në disa zona qe permendme me par zgjat disa ditë dhe shpesh kërkohet ndërhyrje nga ajri,mirpo kjo e fundit ende nuk ndodhi.

4