Së shpejti në ekran, filmi i Çiljetës dhe Bjordit + Video

August 29, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ka kaluar gati një vit që kur media rozë komentoi sipërmarrjen e re të këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe të ish-banorit të “Big Brother”, Bjordi Mezini. Të përzgjedhur nga regjisori i ri Jetmir Pjetërnikaj, ata udhëtuan drejt Italisë për të xhiruar skenat e filmit “Floorless”. Filmi flet për disa njerëz që mbeten të mbyllur në ashensorin e supermarketit dhe aty përjetojnë ankth, konflikt e dikush mbetet i vrarë.

Çiljeta shfaqet në rolin e një kameriereje shqiptare që është në muajt e fundit të shtatzanisë, ndërsa Bjordi ka rolin e një djali autik. Këto ditë, në “Youtube” është publikuar edhe traileri jo zyrtar i filmit, në të cilin shfaqen skena të ndryshme të tij. Nga pamjet e trailerit duket që filmi është me skena të forta.

 

Akoma nuk dimë se kur do të mund ta shohim të gjithë filmin, por burime nga stafi realizues i tij bëjnë të ditur se po punohet intensivisht, që filmi të jetë gati sa më shpejt.

Bluetooth
YouTube Preview Image