Aurela Gace: U bëra nënë, por unë nuk ndryshoj!

August 30, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtrja e ‘Origjinale’, Aurela Gace shprehet se të bërit nënë nuk do të thotë që ajo të ndryshojë stilin e saj në art.

Gace thekson se nuk e kupton dot pse disa presin që ajo me ndërrimin e statusit të ndryshojë.
“Mos prisni të ndryshoj. Jam bërë nënë, dhe ështe gjëja më e bukur që mund të më ndodhte, mua, e cdo femre. Të jesh nënë është MREKULLIA vetë. Por, nuk e kuptoj, pse presin nga unë të ndryshoj e të bëhem dicka që nuk jam?”, shkruan Aurela në rrjetin social, Facebook.

Këngëtarja thekson se do të mbetet ajo që ka qenë përherë për publikun, ndërsa fakti që është bërë nënë i ka shtuar edhe më shumë dëshirën për të jetuar jetën dhe për të dashuruar.
“Në çdo kohë, do të jem kjo që jam” (ORIGJINALE)
Të bëhesh nënë, do të thotë të kesh me shumë dëshire për të jetuar….je më shumë femër, je më shumë e ndjeshme, thjesht,do më shume, do më gjithë fuqinë e shpirtit. Dhe ky fakt mua me lulëzon edhe më shumë”,, shton më tej Gace në profilin e saj në Facebook.

“Për të gjithë ata që presin që unë të urtësohem….emmmmm …prisni me kot…. Për ata që më duan kështu sic jam….do t’ju jap përherë atë që doni tek Aurela……vetë veten”.

(d.b/BalkanWeb)

YouTube Preview Image