Festivali “Skena verore”,Ulqin, 2012

August 30, 2012   | Ngjarjet - Events

Para disa ditësh,  në Kalanë e Ulqinit,  në sheshin  e Servantesit u mbyll festivali “Skena verore “ 2012. Mbi një muaj në këtë shesh,  në   skenë,  ndërmjet mureve  Ilire,  u prezantuan   kultura  të ndryshme nga ajo e përditshmja,  e cila  ndodh  çdo ditë në Ranën tonë, gjatë sezonit turistik. Adhuruesit e artit, të  poezisë, të  muzikes, të dramës dhe të   teatrit kanë pasur mundësi që  çdo natë  radhazi të vizitojnë këtë vend  kaq të famëshëm në Kalanë tonë.

Dikur në këtë shesh,  në “Pazarin e gjytetit” nga  të parët  tanë mbetën  gjurmë të pa shyera.  Për  atë kohë  edhe   gurët  dëshmojnë  për një histori të famëshme  të këtij qyteti 2500 vjeçar. Sot në këtë shesh  përsëri   takohen grupe nga vendi dhe nga bota për të prezentuar  kulturën e vet. Edhe ne, trashimktarët e të parëve tanë kemi marrë pjesë me traditën dhe kulturën tonë, duke i treguar botës se edhe ne bëjmë pjesë në botën civilizuese. Edhe për të, më  një krenari të posaçme  unë  i cili pa ndërprerje flas për kulturën tonë shqiptare, them se Ulqini gjendet në një paralelë me Romën dhe me Barcelonën, pra në zemër të Evropës.

Them se këtu  deri në vitet e 90 të sh. të kaluar janë  gërshetuar kultura të ndryshme.  Ulqini  ka qenë një pikë takimi në mes  të Evropës, e turistëve nga tërë  Evropa. Këtë e  them  duke pasur parasysh popullatën tonë mikpritëse,  dhe qytetin tonë me pamje tërheqëse orientale.  Prandaj edhe për te ai ka qenë  “Orijenti”në mes  të  Evropës, kështu që   edhe festivali ”Skena verore” i cili vite me radhë organizohet në këtë skenë ka një domethanëe  dhe një vlerë të posaçme.

“Skena verore”e sivjetme  si  edhe më parë,  ka filluar dhe  është organizuar   si zakonisht në fillim të gushti.  Mbi 25 ditë ka zgjoi  interesim  tek  adhuruesit dhe publiku i cili për çdo natë  përcolli më vëmendje  ekspozitat, dramat, shfaqet teatrale, poezitë  dhe muzikën  klasike. Ndoshta , edhe  për shkak të  mundësive  financiare të organizatorit “Qendra  për kulturë “ e Ulqinit,   nuk bëri përzgjedhje në një nivel të lakmueshëm të cilin e meriton qyteti ynë i lashtë. Megjithatë, si do që të jet, më duket se  ka qenë më i mirë se ato e viteve të kaluara.

Ka filluar me “Kalimerën poetike” me  homazhë  për  Ali Podrimjen,  vazhdoi  me ekspozitën  e mysafirëve nga Rusia të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mal të Zi, pastaj me drama dhe shfaqe teatrale të ndryshme nga tërë  Ballkani në gjuhën shqipe dhe atë malaziase. Më në fund duhet të përmendet  e aktori i madh  malazias  Slobodan Marunoviq me një kolazh  poezie  malaziase –  shqiptare, pastaj teatri dhe shkolla e muzikës nga Prizreni i cilir çdo vit e qëndisë Kalanë tonë. “ Skena verore” mbyllet më një koncert e tenorit të madh  shqiptar më famë botërore Kastriot Tushës,  i cili si mysafire na  solli  një vajzë ulqinake,  Gjylije Pelinkun. Publiku dhe kamerat e shumta e kanë shënuar këtë ngarje të jashtëzakonshme . Një sukses  i madhë për këtë vajzë  me një zë i cili nuk mund  të përshkruhet,  por edhe një argëtim për të gjithë ato të cilët kanë pasur sukses të gjejnë  vend në “Pazarin e gjytetit” tonë. “Skena verore” është përcjellë  për çdo natë nga shumë vizitor, por edhe nga kamerat e  tv lokale “Teuta” dhe më një vështrim të posaçëm nga televizioni  “Rokum” nga Kosova. Natyrisht, edhe nga ne të cilët kemi qenë për çdo natë prezent. Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet  nuk ka pasur” hapje dhe mbyllje” dhe kokteje  “pompeze” nga ata të cilët vite me radhë kanë pasur “monopol” për organizimin e këtij  manifestimi  tradicional në Kalanë tonë. Ndërimi i pushtetit lokal siç duket ka ndikuar edhe në kulturë, kështu që këta zotërinjtë të cilët vite me radhë kanë qenë prezent në seciiln hap te ne, kësaj radhe kanë anashkaluar edhe kulturën. Një fakt i pakuptueshëm , pasi ekspozitat, koncertet, poezia , drama dhe muzika nuk njohin politikë. Aq më tepër   një politikë e  “politikanëve” kaq të vegjël lokalë..Është për të u  çuditur, që edhe ata të cilët janë  marrë dhe merren me kulturë, nuk kanë ardhur më së pakti   as ti  përshësin aktorët, a po  kolegët të cilët ato vetë i kanë animurar dhe i kanë sjellë  në këtë skenë vite me radh. Më të vërtetë vështir  të i  pranojë  truri i shëndoshë. Unë nuk jam gjykatës dhe nuk pretendoj  të jem një kritik i madh , por si kryetar i një Shoqate e  cila me  ngulm e  ruan Kalanë dhe mundohet ta   radhisë  në mbrojtje të Uneskos si një vlerë universale, flas dhe shkruaj më plot përgjegjësi. Prandaj mendoj dhe jam i sigurt se fastivali “Skena verore” sivjet ka pasur sukses. Natyrisht,  festivali “Skena verore” te ne, nuk mund të  krahasohet me ngjarje kulturore në Tivar, Budva a po në Herzeg Novi, duke pasur parasysh investimet dhe mjetet që ndahen    në ato qytete. Qyteti ynë është i lënë  pas dore në tërë sferat,  kështu edhe në kulturë,  dhe prandaj pak e shumë duhet të jemi të kënaqur .    Ëshrë për të lëvduar drejtori i “Qendrës së kulturës” z. Nail Draga i cili për çdo natë pavarësisht se jeton në Katëkollë,  ishte  prezent  me ekipin  e tij  nga “Qendra e kulturës”. Këtë e them,  pasi që ata të më parëshëmit  të cilët mbi 25 vite kanë pasur “monopol “ në  organizimin e këtij  festivali, këtu kanë qenë prezent në hapje, në  mbullje dhe në kokteje.

Sivjet festivali “Skena verore” 2012 ka qenë modest, posaçërisht  nga ana financiare dhe këto fakte duhet të përmenden,  aq më tepër duke pasur parasysh  injorimin e Ministrit dhe të  Ministrisë së Kulturës, të  Malit të Zi.  Këtë e them dhe pas këtij  mendimi rri unë personalisht,  pasi që më duket  se kur këto zotërinj të vijnë në Ulqin , sidomos  nëse tresin rrugë dhe vijnë  deri  në Kala  ndonjë herë rastësisht, atëher unë do të kërkoj ata të cilët merren me “Ginisin”.  Në përgjithësi Ulqini , është i lënë pas dore nga pushteti i shtetit të Malit të Zi, kështu që edhe kultura dhe ky Ministri  nuk mund të përjashtohen.   Ky është mendimi i shumë qytetarëve të Ulqinit dhe mendimi im personal.

Ndoshta,  ndokush nga pushteti  dhe politika,  posaçërisht  nga ata të cilët sundojnë në të “Mirën detare”, a po bëjnë”koalicione” për  interesa personale edhe  mendojnë  ndryshe,  por ai është problemi i tyre. Këtë unë e thëm haptas dhe publikisht.

Por,   ne të cilët jetojmë në këtë qytet,  duhet të jemi optimistë dhe duhet ti kthehemi  nganjëherë asaj fjalie të njohur  të Galileo G. i cili pas gjykimit  e       ka thënë në dalje atë fjalin e famëshme,   “se sillet”. Kështu edhe duhet të jemi  optimistë  dhe  duhet të mendojmë se kurdoherë  do të vijnë  ndryshime  tek ne, në përgjithësi..

Ulqin, gusht, 2012                                                                                    Ismet Karamanaga