Videoklipi i ri i Linda Halimit, ‘+18’ + Video

August 30, 2012   | Lajmet / Vijesti

Linda Halimi ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri, të cilin mund ta shohin vetëm ata që kanë mbushur moshën 18 vjeçare.

Kënga quhet “I Just Wanna…”, ndërsa për klipin është angazhuar produkisoni Imagine. Në profilin e saj në Facebook, Linda e ka quajtur këtë video si ‘mjaft të nxehtë’, ndërsa në një intervistë ka deklaruar se ka edhe shumë sekuenca nudo.

“Pjesët nudo normalisht që janë pjesët më të nxehta në videoklip. Shumë gjëra që kam bërë kanë qenë tabu këtu në Kosovë. Mirëpo, unë i kam bërë dhe vazhdoj t’i bëj pa ndonjë kompleks. Aq më pak kur kam përkrahjen e familjes dhe fansave të mi. Ishte koha të sjell diçka ‘fresh’- të re, dhe ky është ndryshimi që kam bërë në karrierën time. Mund të them se jam e vetmja këngëtare shqiptare femër që ka femra nudo në videoklip”, ka thënë këngëtarja për ORAinfo.

Në të njëjtën intervistë, ajo ka deklaruar se në videoklip janë dy meshkuj afro-amerikanë, dy vajza serbe dhe tri vajza shqiptare. /Telegrafi/

YouTube Preview Image