OJQ Horizonti i ri – Shërbim i ri social në Ulqin

August 31, 2012   | Shtypi / Mediji

Përmes këtij projekti, të cilin e realizojnë OJQ “HORIZONTI i RI” dhe QENDRA PËR PUNË SOCIALE – Shërbimi Ulqin, inciohet një shërbim i ri social në nivel lokal – mbështetje për prindërit e vetëm në komunën e Ulqinit.

Krijimi i këtij shërbimi social ka për qëllim:
• përmirësimin e aftësive edukative të prindërve të vetëm
• përmirësimin e cilësisë së jetesës të familjeve me një prind
• mbështetjen e prindërve të vetëm në zhvillimin a aftësive për vetorganizim, tejkalimin e pasojave të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen, etj.

E gjithë kjo do të realizohet përmes aktiviteteve socio-edukative, respektivisht duke ofruar shërbime këshilluese dhe terapie për prindërit e vetëm në komunën e Ulqinit.

Shërbimi “MBËSHTETJE PËR PRINDËRIT E VETËM” është pjesë e projektit “Reforma e sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve – avancimi i përfshirjes sociale IPA 2010”, të cilin e realizon Zyra e UNDP në Mal të Zi sëbashku me Ministrinë e punës dhe përkujdesjes sociale, Ministrinë e arsimit dhe UNICEF-in.
Këtë projekt e financon delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Horizonti Ngo