Mbytet në det të Ulqinit një 75-vjeçar nga Kosova

September 1, 2012   | Ngjarjet - Events

Mbytet një pushues 75-vjeçar nga Kosova me emrin Niljazim Ajradini nga Prizreni në plazhin e madhë të Ulqinit. Ngjarja ka ndodhur në sektorin e plazhit Coco Beach, kur pushuesit kanë parë trupin duke pluskuar mbi ujë, transmeton e përditëshmja malazeze « Vijesti ». Menjëhërë kanë njoftuar autoambulancën, e cila mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash, por duket se ka qenë e pamundur për ta shpëtuar 75-vjeçarin, i cili kishte humbur jetën duke u larë në det. Sipas informacionit  të marrur nga stacioni i drejtoris së  policisë dhe transmetuar nga mediumi elektronik malazezë « Vijesti »supozohet se i moshuari ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetsore.Viktima ështe identifikuar në orën 11:30 si Niljazim Ajradini.