Argjentina Ramosaj fryn buzët

September 2, 2012   | Lajmet / Vijesti

Argjentina Ramosaj përveçse një vajzë e talentuar këngët e së cilës janë kthyer në hite, pëlqehet nga publiku edhe për pamjen e saj, duke qenë vajzë e bukur. Por me sa duket këngëtarja nuk ka qenë krejtësisht e qetë me pamjen dhe ka ndjerë nevojën për të ndryshuar.

Ajo ka bërë një ndërhyrje në buzë dhe i ka fryrë ato, duke kështu pjesë e listës së gjatë të këngëtareve tona që kanë kryer ndërhyrje në pjesë të ndryshme të trupit. Duhet thënë se vendimi i saj nuk është pritur mjaft mirë… Edhe ne të “Bluetooth” i bashkohemi atyre që mendojnë se Argjentina dukej e bukur edhe me buzët e veta origjinale, madje akoma më e bukur se me buzët e reja.

Bluetooth
YouTube Preview Image