Forca në zgjedhjet e ardshshme bashkë me Iniciativën Qytetare

September 3, 2012   | Ngjarjet - Events, Politika

Kumtesë për opinion

Forca e Re Demokratike, për të bërë një front të përbashkët shqiptar morri vendim sot me date 03.shtator 2012 në mbledhjen e Këshillit Qëndore që të hyjë në zgjedhjet e ardshshme bashkë me Iniciativën Qytetare të Malësisë.
E ndërmarrim këtë hap të bindur se me anë të këtij bashkimi do te mund të sigurojmë një sukses elektoral dhe do të cojmë përpara interesat e popullit tonë.
Programi i Forcës së re demokrtaike është shumë i përafërt me atë të Iniciativës Qytetare dhe kemi identifikuar shumë pika të përbashkëta ku do të mundemi të bashkëpunojmë ngushtë.
Bashkimi i dy subjekteve definitivisht do te behet deri me 30 qershor te vitit 2013 në formën më të përshtatshme organizative duke rrespektuar emrin FORCA për bazë të emrit të subjektit të ardhëshëm
Ne besojmë se kjo aleancë i shërben më së miri interesave të shqiptarëve të Malit të Zi duke i ndalur dallimet krahinore dhe fetare që fatkeqësisht kanë zënë rrënjë në komunitetin tonë.
Përfitojmë nga ky rast për ti bërë thirrje të sinqertë, pa kushtëzime, të gjithë faktorëve të tjerë politik shqiptarë që të na bashkohen.

Me sistemin e ri zgjedhor ky bashkëpunim bëhet domosdoshmëri për hir të një përfaqësimi parlamentar sa më të madh shqiptar.
Prandaj duhet dëshmuar përgjegjësi dhe largëpamësi, duhen lënë mënjanë mosmarrëveshjet apo përplasjet e egove tona, si dhe duhen kapërcyer ndasitë krahinore dhe fetare për hir të bashkimit të subjekteve

Ulqin më 03.09.2012

Forca e re demokratike

10