Sot filloi viti i ri shkollorë 2012/2013

September 3, 2012   | Ngjarjet - Events

Për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi, sot filloi viti i ri shkollorë 2012/2013, ashtu që më tepër se njëqind mijë nxënës sot i filluan obligimet e përditshme në procesin e rregullt edukativo-arsimor në vitin vijues shkollorë.

Sipas të dhënave nga ministria e arsimit dhe sportit, vitin e ri shkollorë e kanë filluar rreth 32 mijë nxënës të shkollave të mesme, kurse më tepër se gjashtëdhjetë e nëntë mijë në shkollat fillore. Të dhënat mbi numrin e nxënësve të klasën e parë në shkollën fillore nuk janë kumtuar por sipas vlerësimeve , rreth tetë mijë nxënës janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës fillore.

Në njërën prej shkollave më të mëdha fillore në Mal të Zi, Mahmut Lekiq në Tuz, po ashtu filluan sot vitin e i shkollorë, kurse më të lumturit ishin nxënësit e klasës së parë, të cilët të shoqëruar nga prindërit e tyre , u njoftuan me mësuesit e vet dhe ambientin ku do të ndjekin mësimin rregullt.

Sikurse në të gjithë vendin, edhe në komunën e Ulqinit të gjitha shkollat fillore dhe të mesme kanë filluar mësimin. Me këtë rast kreu i komunës Nazif Cungu, uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollorë.

TVCG