“Ulqini të shpallet ‘zonë e lirë’ mes Shqipërisë dhe Malit të Zi!”

September 4, 2012   | Shtypi / Mediji

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është shprehur se Lista për Shqipëri Natyrale kërkon që qyteti i Ulqinit të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sipas kreut të LSHN-së, kjo kërkesë bazohet në dokumentet ndërkombëtare. Kongresi i Berlinit me vendimet që mori, qytetin e Ulqinit nuk ja aneksoi Malit të Zi. Por vendosi që Hoti dhe Gruda, t’i jepeshin Malit të Zi.

“Forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit aso kohe nuk lejuan që krahinat shqiptare të Hotit dhe Grudës t’i jepeshin malit të Zi. Më vonë pas Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare ndërhyri pranë Portës së Lartë, që Malit të Zi t’i jepej me koncesion për 100 vjet qyteti port i Ulqinit, pasi kjo ishte e mundur edhe me ndihmën e flotës ndërkombëtare. Kjo ndodhi. Por koncesioni mbaroi në vitin 1982. Në këto kushte, Shqipëria ka të drejtën që t’i kërkojë Malit të Zi, që si hap të parë, qyteti i Ulqinit të shpallet fillimisht qytet i Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi”, Ka deklaruar Danaj.

 Shekulli

6