Mali i Zi pozitiv, dorëzon listën zgjedhore

September 5, 2012   | Rajoni / Region

Përfaqësuesit e Malit të Zi Pozitiv, i dorëzuan sot Komisionit zgjedhor të shtetit listën zgjdhore për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, me nënshkrimin e mbështetjes së qytetarëve. Bartës i listës do të jetë kryetari i kësaj partije, Darko Pajoviq. Lista është emruar “Mali i Zi pozitiv-darko Pajoviq”, të cilën me nënshkrimet e veta e kanë përkrahur 7673 qytetarë.
Dorëzmit të listës i ka paraprirë shetitja e kandidatëve për deputet nga sheshi i republikës deri te selia e Komisionit zgjedhor të shtetit.
Siç njofton agjencia mina, përveç Pajoviq, në krye të listës gjenden edhe funksionarë tjerë partiak, sekretarja Azra Jasaviq, sekretari i përgjithshëm, Mlladen Bojaniq, drejtori Srgjan Periq, politikologu , Dritan Abazoviq , e tjerë.
TVCG

3