Nazif Cungu takon delegacionin nga Velenja

September 5, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, takon sot delegacionin nga Velenja, që gjëndet momentaisht në vizitë Ulqinit. Në përbërje të këtij delegacioni është edhe nënkryetari i Komunës së Veljenjës, dr. Franc Zherdin dhe bashkpuntorët e tij.

Tema e takimit ishte, bashkpunimi i dy komunave në segmente të ndryshëm. Kryetari Cungu njohtoi të pranishmit me potencialet e Ulqinit, mundësit për investim dhe projektet e rëndësishëm.

Ai në prezantimin e tij theksoi mundësinë për bashkunim me ndërmarrjet projektuese nga Velenja në realizimin e dokumentacionit urbanistik të komunës, mundësin e invetimeve në zonën e biznesit në Krythë, mundësinë e bashkunimit të shfrytëzimit të potencialeve në prodhimin e energjisë alternative, bashkpunimin në turizëm. Gjithashtu thekson që Komuna e Velenjës mund të kontriboj me shkëmbimin e eksperiencës në projekte të Ulqinit, të rëndësishëm në rrugën e integrimit të Malit të Zi në EU.

Dr. Žerdin konsideron që në këtë bashkpunim mund të përfshihet një diapazon i gjërë që do të krijoj mundësi për ndërmarrje nga dy komunat. Ai thekson që Ulqini paraqet një zonë interesante ku mbi të tjera sheh mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve natyrore.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE