Cungu priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci

September 6, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntor të tij priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci.
Kryetari Cungu fillimisht falenderoi ambasadorin Beci për viziten e rezervuar në Ulqinit dhe e njoftoi ate me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë. Ai e njoftoj ambasadorin për aktivitetet dhe projektet e ndërmarra nga komuna e Ulqinit dhe për përfundim të suksesshem të sezonit turistik të cilen e krahasoi me atë të vitit të kaluar.

Në mes të tjerash ata diskutuan në lidhje piken kufitar të Sukobinës ku gjatë sezonit turistik ka një mbingarkesë e cila vjen si rezultat i mundësive teknike të kësaj pike kufitare. Poashtu u diskutua edhe hapja e pikës kufitare Zogaj-Skje ku abasadori Beci shprehu edhe qendrimin e qeveris së Mali të Zi në përkrahje të këti projekti. Në këtë takim u diskutua edhe për mundësin e bashkunimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë në thellimin e lumit Buna, mundësin e vendosjese së linjës së trajektit Ulqin-Velipojë, si dhe mundësinë e kordinimit të aktiviteteve të përbashkëta për mbrojten nga peshkimi ilegal në lumin Buna.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE