Kryetari i Komunës së Ulqinit uron fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013

September 6, 2012   | Shoqëria / Društvo

Të dashur nxënës dhe student, të nderuar mësimdhënës, personel arsimor dhe prinder.

Kam nderin dhe knaqësin që në emrin tim personal dhe në emer të qytetarëve të Ulqinit tju uroj fillimin e vitit shkollor 2012/2013. Pas pushimeve verore, ju do të riktheheni përseri në bankat shkollore për të vazhduar rrugën e arsimimit që është e vetmja rrugë drejt ngritjes dhe emancipimit të çdo individit. Mësimdhënësve ju shprehi mirënjohje të veçantë për punën e tyre të palodhëshme në misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Në veçanti uroj dhe i përgëzoj vogëlushët duke iu dëshiruar hyrje të suksesshme në botën e madhe të diturisë, të cilën po e nisin sot. Uroj që edhe ky vit shkollor të jetë vit i mbarë dhe i sukseshem.

Kryetari i Komunës

Nazif Cungu

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

2