Adriana Matoshi ka qëndruar në plazhin e Ulqinit

September 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pas angazhimit në filmin “Kthimi” aktorja Adriana Matoshi tani i ka dhënë vetes një pushim disa javor. Ajo së bashku me fëmijët e saj ka qëndruar disa ditë në plazhin e Ulqinit.

Ndërkaq më 11 shtator ka vendosur që ta vizitoj edhe bregdetin shqiptar. Gjatë periudhës së fundit ajo ka pasur disa oferta për të qenë pjesë e disa filmave vendor, mirëpo thuajse të gjitha i ka refuzuar për shkak të lodhjes që ka pasur gjatë realizimit të filmit “Kthimi. “Filmi ‘Kthimi’ ka pasur mjaft suksese nëpër botë dhe angazhimi në të më ka shkaktuar mjaft lodhje. Andaj tani kohën e fundit jam duke pushuar dhe kam anuluar një pjesë të madhe të ofertave që i kam pasur për film”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Adriana gjatë muajit të ardhshëm do të nisë përsëri me angazhimet e saj filmike, ku do jetë pjesë e një filmi vendor për të cilin nuk preferon të zbuloj më shumë. Ndërkaq përveç angazhimeve në aktrim ajo na bënë të ditur se do të jetë pjesë e një reklame televizive. “Më presin shumë punë, do të jem pjesë e një filmi në vend për të cilin nuk mund të flasë më shumë. Dhe përveç saj do të jem pjesë edhe një reklame televizive e cila nuk është bërë publike deri më tani”, shprehet në fund Adriana.
ZËRI
YouTube Preview Image