Loreta Kaçka ka kaluar disa ditë në bregdetin e Ulqinit

September 8, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pas një lodhje të madhe gjatë këtij sezoni veror ku dhe është në prag të përfundimit të këtij sezoni, këngëtarja Loreta Kaçka është bërë gati të kaloj disa javë pushim jashtë vendit. Përveç që ka kaluar disa ditë në bregdetin e Ulqinit dhe atë të Shqipërisë, Lori tani do të marrë rrugën drejt Italisë ku dhe do ta vizitoj familjen e saj.

“Natyrisht se edhe këtë sezon të verës kam qenë shumë e ngarkuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore nëpër dasma e ahengje të ndryshme gazmore. Dhe tani kam vendosur të pushoj, kam planifikuar që disa javë ti kaloj me familjen time e cila gjendet në Itali”, ka thënë ajo për “Zëri”. Lori me t’u kthyer në Kosovë do të nisë realizimin e projekteve të reja muzikore, mbase nuk do të mungoj edhe një këngë dhe videoklip i ri.

K. B
ZËRI
YouTube Preview Image