Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ulqinit dhe Malajzisë

September 10, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Pas takimit të mbajtur në muajin Maj ndërmjet përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit dhe Odës Ekonomike Malajziano –Shqiptare, si dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, sot në komunën e Ulqinit është biseduar për mundësnë e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Malajzisë, në veçanti Ulqinit.

Në takimin e kryetarit Cungu dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike Malajziano –Shqiptare, Arbër Murselit dhe Përparim Kryeziut është diskutuar për realizimin e qëllimeve të përbashkta në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, promovimin e këmbimit tregëtar dhe investimeve të mundëshme në turizëm dhe bujqësi.
Komuna e Ulqinit është e interesuar në tërheqjen e investitorëve nga Malajzia dhe në bashkëpunim me Odën ekonomike përfaqësuesit nga Ulqini do të marrin pjesë në Forumin që do të mbahet në Malajzi, ku edhe do të prezantojnë potencialet e tyre.
Gjithashtu është diskutuar për mundësinë e hapjes së zyres në Ulqin e cila do të kontriboj në bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe të ofroj të gjitha informacionet mbi projektet dhe potencialet investitorëve të interesuar nga Malajzia.
Në fund të takimit është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që do të shërbej si bazë në bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE