Humb jetën në aksident rrugor 21-vjeçari Aldin Kurti – Video

September 11, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Një 21-vjeçar nga Ulqini i Malit të Zi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme si shkak i një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Plezhë.

Makina tip Wolksvagen Golf 5 me targa të Ulqinit, e cila drejtohej nga 21-vjeçari Altin Kurti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me trafik ndarësen. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e të riut, i cili udhëtonte nga Tirana drejt Ulqinit.

Mësohet se 21-vjeçari i aksidentuar është i afërm i kreut të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti.

Ndërkohë në një tjetër aksident të ndodhur në fshatin Shelcan të Elbasanit, një 35-vjeçar ka humbur jetën. Viktima Ndricim Topuzi ishte duke udhëtuar me një motorçikletë, kur është përplasur nga një kamionçinë me targe Elbasan 4273 B. 35-vjecari ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

 

Vdes i riu nga Ulqini, humbi kontrollin në Shkodër- Lezhë

Një i ri ka gjetur vdekjen në një aksident në rrugën Shkodër-Lezhë, pranë vendit të quajtur Kryebushat. Aldin Kurti, 21 vjec nga Ulqini i Malit te Zi, është aksidentuar me automjetin e tij teksa po lëvizte nga Tirana ne drejtim te Shkodres rreth ores 1.00 të mëngjesit të kësaj të marte. 21-vjeçari, i cili është i afërm i liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shpejtesia e larte ka bërë që makina të kryejë disa rrokullisje.

I riu Kurti ka pësuar plage te renda ne koke dhe trup dhe ka gjetur vdekjen pak minuta pas aksidentit. Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertiza kriminalistike ne vendngjarje, kanë arritur në përfundimin se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e lartë, si pasojë e të cilës drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dale nga rruga. Viktima eshte derguar ne morgun e Spitalit Rajonal te Shkodres.

Bruna Gjoka
Albanian Screen

http://news.albanianscreen.tv/siti/sito_alsatnews/upload/images/504f2af666605.flv

 

8