Elvana Gjata “rrëmben” 2 cmime në Balkanika Music Awards

September 14, 2012   | Lajmet / Vijesti

“Balkanika Music Awards” shpall këngëtaren Elvana Gjata fituese të 2 cmimeve shumë të rëndësishme. Kënga “Afër dhe Larg” e cila u kthye në hit gjatë verës së shkuar është zgjedhur si kënga më e mirë shqiptare për vitin 2011, ndërsa videoklipi i saj, si më i miri në të gjithë Ballkanin.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook e cila shprehet e lumtur për suksesin. Duket se ky është një vit i mbarë për këngëtaren bukuroshe, e cila po këtë vit rrëmbeu trofeun e spektaklit me yje, “Dancing with the stars”.

Elvana Gjata është këngëtarja e tretë nga Shqipëria, e cila shpërblehet me cmimi në këtë kompeticion, pasi kantautori Flori Mumajesi në vitin 2009 fitoi vendin e dytë me këngën ‘Playback’, ndërkohë që Aurela Gace me këngën “Origjinale” mori cmimin e parë në vitin 2010 si kënga më e mirë.
(e.m/BalkanWeb)
YouTube Preview Image