Albin Kurti priti Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi

September 16, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Sot, në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për marrëdhënie me jashtë Xhelal Sveçla, pritën në takim Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi, z. Tahir Tahiri.

Në një takim miqësor Albin Kurti e njoftoi z. Tahiri për  proceset e dëmshme politike dhe ekonomike me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe qëndrimin e VETËVENDOSJE!-s për parandalimin e këtyre proceseve, në  mbrojtje të interesit të vendit e në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij z. Tahiri foli për pozitën politike të shqiptarëve në Mal të Zi dhe problemet të cilat i shqetësojnë ata.

Në takim u bisedua edhe për  zgjedhjet  e ardhshme parlamentare në Mal të Zi dhe u theksua nevoja që shqiptarët në Mal të Zi duhet  të dalin me platformë dhe listë të përbashkët të kandidatëve për deputet, duke krijuar mundësitë për përfaqësim më të plotë, e më të drejtë të interesave dhe vullnetit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

 

15 shtator 2012

Lëvizja VETËVENDOSJE!

4