Në Ulqin themelohet Koalicioni shqiptar,bartës i listës Fatmir Gjeka

September 17, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ulqin ,17 shtator 2012- Pas disa takimeve të zhvilluara midis subjekteve politike,në mbrëmjen e së hënës në Ulqin, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, nënshkruan Marrëveshje politike  me Lidhjen Demokratike në Mal të Zi,për daljen e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare  malazeze të 14 tetorit  me listën e pagëzuar “Koalicioni shqiptar”.

Partia Demokratike nga Ulqini dhe Alternativa Shqiptare nga Tuzi  që në fillim të këtij viti në Ulqin nënshkruan  Marëveshjen politike për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Këto dy subjekte shqiptare që më atë rast deklaruan se janë të hapura për partitë tjera nacionale shqiptare.

Kyçja e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në këtë koalicion vlerësohet si një hap shumë pozitiv në bashkimin e trupit votues shqiptar, jo vetëm në Ulqin, Anë të Malit, Krajë,Malësi, por edhe në Plavë ,Guci dhe Rozhajë.

Bartës i listës së Koalicionit shqiptar u zgjodh Fatmir Gjeka, lider i Partisë Demokratike.

 

Shërbimi për  Marrëdhënie me Publikun (PD-ASh-LDMZ)

38