Dr.Nail Draga: Diskursi politik, 20 vjet nga Memorandumi

September 20, 2012   | Reportazh / Reportaža

MEMORANDUMI DOKUMENT PËR BARAZI QYTETARE DHE NACIONALE

 

Dr.Nail Draga

 

Periudha kohore nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi dhe mbajtjës së zgjedhjeve të para pluraliste(09.12.1990) e deri më sot paraqet çështje të veçantë me qasje shumëdimensionale sepse  shqiptarët në ketë mjedis janë ballafaqur më rrethana të ndryshme shoqërore.

Ndonse të pa përvojë politike dhe mungesës së  kuadrave përkatëse, shqiptarët megjithate  janë angazhuar në mënyrë permanente  në prezantimin e kërkesave për avansimin e pozitës dhe statusit të tyre politik. Një veprim i tillë ka ngritur kurajon kombëtare te shqiptarët sepse për të parën herë çështjet e ndryshme janë prezantuar haptas pa pasur frigë nga pasojat e kohës së monizmit, qe ishte kontribut për proceset   demokratike në ketë mjedis multinacional dhe multikulturor.

Viti 1990, paraqet datë të veçantë sepse ne ketë vit u zyrtarizu rënia e sistemit monist, përkatësisht miratimi i pluralizmit, ku edhe të shqiptarët u paraqit rasti  për vetorganizim politik. Filimisht në sajë të angazhimit të një grupi intelektualësh dhe aktivistësh të ndryshëm në Ulqin u themelu Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi(26.8.1990). Formimi i këtij subjekti jopolitik  i papapriu themelimit të Këshillit inicues të subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, qe u mbajt në një shtëpi private në Kodra të Ulqinit po atë ditë(26.8.1990), që më pas u zyrtarizu me kuvendin themelues në Tuz me 09.9.1990, me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi(LDMZ).

Në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi(9.12.1990), shqiptarët përkrahen në mënyrë plebishitare LDMZ, sepse ajo më tepër kishte karakterin e një Levizje kombëtare se sa të një subjekti politik. Së bashku në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA) nga gjithsej 11 deputet shqiptarët fituan 4 deputet, të cilët ishin përfaqësuesit e parë autentik në Kuvendin e Malit të Zi, të zgjedhur me votën e popullit. Këta deputet për të parën herë në foltoren e Kuvendit prezantuan kërkesat e shqiptarëve për barazi qytetare dhe nacionale, duke njoftuar opinionin e gjerë se shqiptarët luftojnë me mjete politike për të qenë të barabartë me të tjerët sipas standardeve ndërkombëtare.

Por, të gjithë jemi dëshmitarë se më vonë ne ketë  subjekt politik filluan mospajtimet e brendshme, ku u krijuan përçarje dhe me pas u formuan subjekte të tjera politike (UDSH,PPD,BDSH,FORCA,ASH etj), qe ndikoj në skenën politike të shqiptarët në Mal të Zi, si në aspektin lokal dhe ate qendror. Kështu nga një homogjenizim nacional, elektorati shqiptar u fragmentarizu sipas interesave te individeve, klaneve apo grupeve të ndryshme, që janë të pranishme deri sot.

Ngjarje e veçantë për shqiptarët në Mal të Zi shënohet në vitin 1992, sepse përmes Forumit Demokratik, u organizu mbledhja përkatëse e cila u mbajt me 22 gusht dhe u vazhdu me 12 shtator 1992, ku u miratu teksti i Memorandumit për Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilin e kanë nënshkruar 39 pjesëmarrës me kryetar Gjergj Gjokaj. Dhe ashtu siç pritej një akt i tillë u mirëprit nga subjektet shqiptare anë e kënd hapësirës etnogjeografike shqiptare, ndërsa u sulmu nga subjektet politike në Mal të Zi, qofshin ata nga pozita apo opozita, ku përjashtim bën vetm  partia e boshnjakëve(SDA).

Memorandumi kishte vlerë të veçantë jo vetëm për momentin por edhe më pas, sepse ky ishte dokumenti i parë për shqiptarët në pluralizëm, i miratuar në mënyrë publike, nga një subjekt jopolitik. Ne ketë janë paraqitur në mënyrë taksative kërkesat e shqiptarëve ne lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë ishte logjik, sepse në hapësirën e ish-Jugosllavisë popujt e ndryshëm në opinion kishin dalur me kërkesat e tyre politike, madje disa për statusin e tyre kanë organizuar edhe referendume. Andaj, edhe deklarimi i shqiptarëve përmes Forumit, nuk ishte diçka risi, por realitet i situatës politike ne vend.

Memorandumi në formë të amandamentit është paraqitur edhe në Kuvendin e Malit të Zi nga deputetet shqiptarë, por ai u majorizua nga shumica parlamentare e pushtetit. Ndërsa me rastin e miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi(1992), deputetet shqiptarë e cilësuan si të papranueshme dhe e lëshuan mbledhjen.

Pasi për ish-Jugosllavinë kishin filluar takimet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje optimale ne ato konferenca tash mund të merrnin pjesë edhe shqiptarët nga Mali i Zi, me dokumentin përkatës që paraqiste kërkesat optimale për zgjidhjen e statusit të tyre e ky ishte Memorandumi i 12 shtatorit të vitit 1992. Me ketë dokument tash shqiptarët ishin palë  dhe partner në bisedime, sikurse ishin në Konferencën  e Gjenevës për ish-Jugosllavinë të ftuar nga organizatorët qe ishte  fatkeqsisht takimi i parë dhe i fundit.

Statusi special ishte një modifikim terminologjik për autonominë bashkëkohore që e ka burimin nga faktori ndërkombëtar(anglezet) i cili ishte kyçur për të zgjidhur statusin e serbeve në Kroaci. Dhe të nxitur nga një situatë e tillë autonomia u bë kërkesë për pjesëtarë të shumë popujve në ish-Jugosllavi, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin përjashtim, sepse ajo është forma me optimale  praktike e barazisë nacionale dhe qytetare në mjedise të caktuara.

Ndërsa disa ditë pas miratimit të Memorandumit, për hir të efikasitetit praktik Forumi ne një mbledhje të veçantë formoi Këshillin për realizimin e Memorandumit, me kryetar avokatin Mustafa Çapuni, cili do te merrej enkas me organizimin e takimeve dhe formimit të komisioneve të ndryshme për elaborimin e çështjeve përkatëse qe ishin pjesë e kërkesave të prezantuara. Por, punët nuk shkuan ashtu siç ishin paraparë, sepse qe nga fillimi nuk ekzistonte pajtueshmëri nga ana e LDMZ. Andaj, për të mos krijuar paralelizëm dhe për të mos dalë qesharak para opiniuonit, pas pesë takimeve, Këshilli i sapoformuar e nderpreu veprimin e vet. Dhe nga një gjendje e tillë plot animozitet dhe atavizëm politik, Forumi nga një aktivitet dinamik, kaloi në pasivitet të plotë, duke e nderpre aktivitetin tërësisht më pas.

Por, edhe pas 20 viteve nëse analizojmë kërkesat e parashtruara në Memorandum në mënyrë taksative, del qartë se shqiptarët vazhdojnë ne pozitën e status quos, sepse me ndonjë ndryshim minimal kanë mbetur aty ku ishin më parë,  sa i përket realizimit të drejtave qytetare dhe nacionale.

Nëse në vitin 1997, kur u bë ndarja e parë në DPS, shqiptarët për të parën herë u bën pjesë e Qeverisë, nuk kishin kërkesa të shkruara, në mënyrë taksative, me rastin e Referendumit për Pavarësi(21 maj 2006), ka qenë rasti ideal për një akt të tillë. Por, të pakoordinuar dhe qasje ataviste, shqiptarët përmes subjekteve nacionale politike mbeshteten Pavarësinë e Malit të Zi, pa asnjë kërkesë te shkruar për barazi nacionale dhe qytetare. Ishte ky lëshim i pafalshëm i subjekteve politike ku  pasojat janë evidente në shumë aspekte.

Sepse, sot ne Malin e Zi të pavarur, me konceptin e ashtuquajtur qytetar, kemi te bëjmë me padrejtësi praktike, sepse kemi te bëjmë jo me shtetin qytetar por tipik ate nacional-partiak, ku kemi  institucionet partiake dhe kuadrat partiake. Nëse analizojmë vetëm fushën e arsimit, del se përveç drejtorave partiak, kemi edhe këshillat e shkollave partiak, te punësuarit partiak, qofshin me kohë të kufizuar apo praktikant, të gjithë nga partia në pushtet, nga del qartë se jemi te diskriminuar ne aspektin qytetar, sepse ata qe nuk i takojnë partisë në pushtet(DPS) janë jashtë çdo mundësie për të udhëhequr me shkolla apo për tu punësuar. Një veprim i tillë nuk ka dilemë së është me keq se ne kohën e monizmit.

Nga ana tjetër mos përfaqësimi proporcional në punësim vazhdon gjithnjë, nga del se kemi pabarazi nacionale, ku institucionet qeveritare e ato lokale janë shëmbull praktik i kësaj dukurie.

Sa iu përket planprogrameve mësimore dhe teksteve shkollore, në lëndet e identitetit kombëtar (histori, kulturë muzikore, dituri natyre, art figurativ etj.) gjendja është skandaloze,  sepse janë diskriminuese për shqiptarët, që të kujton kohën pas vitit 1981, kur u zyrtarizu fushata antishqiptare.

Ndërsa eliminimi i të drejtave të realizuara, sikurse është ligji zgjedhor për zgjedhjen e deputeteve dhe këshilltarve, që u miratu në Parlament me shumicë votash pa votat e deputetëve të partive nacionale shqiptare, dëshmon majorizimin  e shumicës ndaj pakicës.

Mos gadishmëria e decentralizimit të pushtetit e sidomos refuzimi i  realizimit në menyrë permanente të  Komunës së Malësisë dëshmon centralizimin e pushtetit, për interesa partiake e jo të qytetarëve.

Mos investimi në viset shqiptare si dhe privatizimi i dështuar, ka ndikuar në keqësimin e gjendjen sociale të shqiptareve andaj kemi dukurinë e  emigrimit  të shqiptarëve e me ketë zvoglimin e tyre demografik nga një regjistrim në tjetrin, nga del se këtu kemi në praktikë  pastrim të heshtur etnik.

Kërkesat nga Memorandumi janë aktuale edhe sot pas 20 viteve dhe ato presin realizim praktik, për të eliminuar pabarazinë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi. Pavarësisht së kërkesat e shqiptarëve nuk janë kundër të tjerëve, pushteti i Malit të Zi, deri me tash nuk ka shprehur gadishmëri për zhvillimin e një dialogu me shqiptarët, sepse iu  mungon vullneti politik.

Andaj është koha e fundit që të filloj një dialog i tillë në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe shqiptarëve të përfaqësuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve, si përfaqësuesi i tyre ne ketë mjedis.Përmes një dialogu konstruktiv duhet të krijohen raporte të partneritetit për të gjetur zgjidhje të pranueshme sipas standardëve ndërkombëtare.

Ne ketë aspekt vazhdimisht duhet  te kontaktohet dhe informohet faktori ndërkombëtar, duke iu ofruar argumente në lidhje me çështjet përkatëse. Sepse çështjet e barazisë nacionale ne një mjedis multinacional, nuk janë më çështje te shtetit përkatës, por kanë karakter ndërkombëtar.

Nuk ka dilemë së kur trajtohet  pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, Memorandumi është referencë e domosdoshme për çdo qasje apo analizë në ketë drejtim, sepse ai paraqet bazën e kërkesave për barazi qytetare dhe nacionale në ketë mjedis multinacional dhe multikulturor. Andaj, si i tillë është bërë pjesë përbërëse e platformave politike të subjekteve politike nacionale të shqiptarëve në Malin e Zi.

Dhe në fund e themi pa hezitim  se derisa  ende nuk do të realizohen në praktikë kërkesat për barazi qytetare dhe nacionale sipas standardeve ndërkombëtare, çështja shqiptare në Mal të Zi  mbetet e hapur.

 

 

(Fjala e rastit  në  Tryezën  e rrumbullakët:

SHQIPTARËT DHE PLURALIZMI NË MAL TË ZI

(20 vjet nga Memorandumi 1992-2012)

 mbajtur me 18 shtator 2012 në Ulqin në organizim

të Qendrës Kulturore dhe Art Club-it)