Pse Adelina Tahiri eshte pa te dashur…

September 24, 2012   | Lajmet / Vijesti

Bukuroshja Adelina Tahiri u be pjese e diskutimeve ne mediat shqiptare dhe maqedonase nga dita e pavaresise se Maqedonise, ku u shfaq e veshur me pantollona te shkurta me flamurin amerikan. Pas kesaj, kengetarja Tahiri ka reaguar ne lidhje me ate se pse çohet kaq shume pluhur, kur ne bote eshte trend i ri me kete stil si Bejonse, Britni, Lejdi Gaga. Siç duket, kengetarja e njohur ka ambicie per nje karriere jashte vendit, ndersa edicionin e fundit ishte pjese e gares se kercimit ne ”Dancing with the stars”, ku nuk arriti te pozicionohet ne ndonje vend te larte. Edhe pse me nje karriere te suksesshme, ky event e promovoi akoma me shume tek audienca shqiptare. Ndonese eshte ne fokus nga shume meshkuj si ne Maqedoni, Kosove, Shqiperi e diaspore, Adelina Tahiri eshte ende ”single” dhe nuk ka te dashur. “Ndoshta ju duket jo reale dhe ju dukem si ne kohen e vjeter, por per momentin nuk kam te dashur dhe nuk jam e dashuruar. Mamaja ime nuk me le te ze te dashur”, thekson Adelina dhe shton: “Mendoj se asnje mashkull nuk do te donte qe te kete prane vetes nje femer qe jeton gjithmone ne levizje me valixhe ne duar, e gatshme edhe per nje tjeter koncert. Por asnjehere nuk e kam humbur besimin ne dashuri, pasi kjo gje do me ndodhe besoj se shpejti, kur te vije koha e vertete”, shton me tej kengetarja. Ajo gjate gjithe kohes shihet ne shoqeri te se emes, Teutes, per te cilen thote se eshte mikja me e mire, dhe se nuk i fsheh asgje dhe pranon keshilla prej saj. Per shkak te angazhimeve gjate veres, Adelina nuk ka pasur mundesi te shijoje pushimet si duhet. Ne plan e ka te udhetoje drejt ndonje vendi ekzotik, ndersa shoqeri do i bejne disa kusherira te saj. “Dua te notoj dhe te zbuloj boten nenujore, keshtu qe nuk mund te pres gjate per kete udhetim”.

Kosova sot

YouTube Preview Image