Cungu priti Ambasadoren e Britanisë së Madhe Catherine Knight-Sands

September 26, 2012   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu priti Ambasadoren e Britanisë së Madhe Catherine Knight-Sands dhe bashkëpunëtorët e saj.

Zoti Cungu i njoftoi ato me situatën e përgjithshme në qytetin e Ulqinit dhe me shumë probleme të trashëguara nga periudha e mëparshme.

Ai theksoi se projektet që po planifikohen dhe ato që janë në realizim kryesisht në fushen e infrastruktures, janë projekte përcaktuese për investimet e ardhëshme kapitale. Komuna e Ulqinit muajve të fundit ka aprovuar 16 plane urbanistike, janë bërë përpjekje për përmirsimin e furnizimit me ujë duke përfshirë këtu edhe kyçjen në ujsjellsin Rajonal, projekt që plotëson nevojat të pakten edhe për 20 vitet e ardhshem. Është hapur zyra për projekte ndërkombëtare përmes të cilës është aplikuar në 15 projekte te fondet IPA nga të cilët 5 prej tyre janë në implementim. Nga këto fonde deri tani është arritur vlera prej 1 100 000,00euro.

Ai njoftoi të pranishmit që është shpallur zona e biznesit në Krythë,zonë ku kushtet për investitorët e interesuar do të jenë shumë të volitshme,ku njëkohësisht ftoi të gjithë investitoret e interesuar nga Britania për të investuar në Ulqin.
Z.Cungu poashtu i bëri të ditur ambasadores Britaneze që qytetaret e Ulqinit janë të orientuar drejt integrimeve euro-atlantike.

Ambasadorja Knight ndër të tjera u interesua edhe për atmosferën politike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

1