Nazif Cungu takon përfaqësuesit e kompanis ItalPlast nga Italia

September 27, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu u takua sot me përfaqësuesit e kompanisë ItalPlast nga Italia, z. Antonio Lenzo dhe bashkëpuntorin e tij nga kompania Engineering Plast nga San Marino z. Paolo Arfilli, në përcjellje të vicekosullit të San Marinos në Mal të Zi, zonjës Dragana Poloviq. ItalPlast është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të tubave prej plastike për ujësjellës, gaz dhe kanalizim, të cilët përveç në Itali globalisht janë më të përfaqësuarit.

Objektivi i ItalPlastit është hapja e një fabrike në Mal të Zi e posaçërisht janë të interesuar për Ulqin, për shkak të pozitës strategjike dhe afërsisë me portin e Tivarit. Ata në këtë mbledhje kanë informuar për mundësitë dhe kushtet e realizimit të këtij projekti në Ulqin.

Kryetari Cungu i ka njoftuar të pranishmit për shpalljen e zonës së biznesit në Krythë si dhe të gjitha favoret për investitorë në këtë pjesë. Ai ka theksuar se përfundimin e studimit të fizibilitetit për këtë zonë e pret 6 muajt e ardhshëm, që paketa e subvencioneve planifikohet me Qeverinë e Malit të Zi. Kryetari Cungu gjithashtu ka shtuar që ky investim do të kishte një rëndësi të madhe për Komunën e Ulqinit e që është shumë e rëndësishme që kjo fabrikë nuk ka ndikim negativ në mjedisin jetësor.

ItalPlast ndërtimin e fabrikës do e fillonte në shkurt të vitit 2013 dhe atë me faza. Së pari do të aftësoheshin 2000 metra katrorë, e pastaj edhe 2000 të tjera, gjithsej 6.000 metra katrorë të hapësirës së mbyllur. Në fabrikë do të punonin rreth 100 punëtorë. Materiali që ata shfrytëzojnë për prodhimin e tubave prej plastike është poliuretani që është krejt pasiv në aspektin e ndikimit në mjedisin jetësor.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

2