Mirjam Cani: Jeta ime në 360 gradë

September 29, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mirjam Cani, këngëtarja që jeton jetën e saj midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, ishte e ftuara eksluzive të premten në një intervistë të gjatë në studion e “Pasdite” në “Top-Channel”.

Në një intervistë të gjatë, 26-vjeçarja tregoi se si ngjiti shkallën e suksesit në Gjermani, se si ruante kontaktet me vendin e saj gjatë një periudhe të gjatë mungese, rrëfeu përvojat e të shkuarës, planet e së ardhmes, si dhe detaje të jetës së saj personale e lidhjes 5-vjeçare me Alban Skënderajn.

TCH – Përpara se t’iu ftonim në këtë studio, kishim dilemën në duhet t’iu telefononim në numrin tuaj shqiptar apo gjerman. A e kanë këtë dilemë shumë persona në jetën tuaj?

Mirjam Cani – Është e natyrshme. Unë kam disa vite që jetoj midis Tiranës dhe Mynihut. Megjithatë, në vitet e fundit kam qenë disi prezente edhe në tregun e muzikës në Shqipëri, sidomos në pesë vitet e fundit, kur kam qenë e lidhur edhe përkrah Albanit, që më ka bërë të jem gjithmonë edhe më e pranishme.

TCH – Shkove në Gjermani në moshën 5-vjeçare dhe u riktheve në 2005-n. Shumë vite të kaluar jashtë vendit. Si ishte kjo periudhë atje?

Mirjam Cani – Fillimi im në Gjermani ishte në moshën 5-vjeçare, në vitin 1991, kur u shpërngulëm nga Shqipëria me vëllain që nuk kishte mbushur as një vjeç. Kuptohet, kujtimet nuk janë shumë intensive, por është një avantazh i madh kur je i vogël sepse përshtatesh më shpejt në një kulturë dhe mëson më shpesh gjuhën. Për mua nuk ishte e vështirë të përshtatesh me kulturën gjermane, për një vit mësova gjuhën dhe hyra direkt në shkollë, prandaj nuk mund të them që isha vuajta shumë për t’u përshtatur.

TCH – Pavarësisht se pjesën më të madhe e keni kaluar në Gjermani, bie në sy fakti që nuk ke absolutisht theksi të huaj dhe që flet një gjuhë shumë të pastër.

Mirjam Cani – Kjo është kryesisht meritë e babait tim, që gjithmonë në Gjermani ka këmbëngulur që të paktën në shtëpi të flisim shqip, ndonëse disa herë kam mungesa, por sa më ëshumë kohë kalon ndiej që po përmirësohem. Por, të paktën bazën e kam dhe për këtë falenderoj babain tim. Ai nervozohej kur na dëgjonte të flisnim gjermanisht dhe na thonte që nuk do të na jepte ato lekë që kishim kuotën e muajit. Më thonte që do të vijë dita që do të duhet gjuha.

TCH – Zakonisht, një këngëtar bëhet i famshëm në vendin e tij dhe përpiqet që të përhapë famën e tij ndërkombëtarisht. Me ty ndodhi e kundërta, u bëre fillimisht e famshme në Gjermani, që në moshën 18-vjeçare, në programin “Pop Stars” dhe grupin “Preluders”.

Mirjam Cani – Karriera ime ka nisur në Gjermani, e logjikshme duke pasur parasysh që kam 22 vjet që jetoj atje. Muzikën nuk e kam pasur vetëm një ëndërr dhe pasion, por ishte synimi im të hyja në këtë botë dhe jam shumë e lumtur e mirënjohëse që më jepet fati dhe që vazhdoj të jetoj ëndrrën time. Nuk ka gjë më të bukur se sa të kthesh pasionin në profesionin tënd. Megjithatë, bota e muzikës nisi shumë herët për mua, që në bandën muzikore të shkollës. Ishta pjesa e teatrit në shkollë, si adoleshente konkurrova në disa festivale, prandaj talenti u zhvillua shumë më herët se sa mosha kur fitova famën.

TCH – Në “Preluders”, ju ishit pesë vajza të gjitha me kombësi të ndryshme, që fituat një kontratë 3-vjeçare që ju detyronte të ishit në kontakt të përditshëm me njëra-tjetrën. Si ishte ajo përvojë?

Mirjam Cani – Ishim karaktere të ndryshme, njëra italiane, tjera nga Afrika e Jugut, njëra nga Vietnami, një gjermane dhe unë shqiptare. Ishim një miks interesant dhe këtë miks e rrezatonim në skenë, gjithçka ishte shumë intensive. Ishim gjithë kohën në punë, por vjen një moment që krijon konflikte të vogla sese kushdo vinte nga profile të ndryshme. Sidoqoftë, nuk ishte kjo arsyeja direkte pse u ndamë, por pas 3 vitesh na u kërkua të rinovonim për tre vjet, por secila pati oferta individuale që nuk donim t’i humbnim dhe të dyja punët bashkë në tregun gjerman nuk mund të bëheshin.

TCH – Duhet të ketë qenë një përvojë e mirë për ju për t’u njohur me njerëz të rëndësishëm dhe këngëtarë të mëdhenj.

Mirjam Cani
 – Për mua ato tre vite ishin shumë intensivë, më formuan shumë karakterin, ëndrrat dhe synimet që kisha për jetën time artistike. Ishte një fazë shumë pozitive dhe natyrisht të takosh edhe idhujt e tu e të performosh në të njëjtat skena me ata që i ke si postera në dhomën tënde është e pabesueshme.

TCH – Më pas, ju iu përshktuat televizionit, duke u shndërrua në një prezantuese.

Mirjam Cani –  Punoja në dy televizione njëkohësisht dhe prezantoja dy programe në secilin. Njëri prej tyre ishte i thjeshtë, ndodhej në Mynih, ku jetoja edhe në unë, ndërsa tjetri ishte në Këln. Më duhet të zgjohesha në mëngjes, të merrja avionin, të prezantoja, merrja avionin në darkë dhe kthehesha.

TCH – Përse u shkëputët në këtë moment të artë të karrierës suaj për të ardhur në Shqipëri?

Mirjam Cani – Në radhë të parë më solli babai, që donte që të isha aktive herë pas herë në Shqipëri me projekte më individuale dhe të veçanta. Absolutisht, atë që kam ndërtuar në Gjermani e mirëmbaj, kam të njëjtin staf prej më shumë se shtatë vitesh, por edhe nëse fati më lidhi me Albanin, kjo gjë kërkoi të jem herë pas here edhe në Shqipëri. Për të mos qëndruar kot, bëra një strukturë edhe në Shqipëri.

TCH – Ju erdhët në Shqipëri për herë të parë në një muzikal. E shihni të ardhmen tuaj në këtë fushë?

Mirjam Cani – E vetmja gjë që di është që e shoh veten në botën e artit. Disa vite më parë, nuk e mendoja që do të bëhesha ndonjëherë prezantuese apo pjesë e një muzikali. Ka gjëra që si ke menduar, por ka njerëz përreth që të ngacmojnë për këtë. Nuk e di ku do të jem pas 10 vitesh, por besoj se muzikali mund të jetë gjithmonë një pjesë e jetës sime.

TCH – Cilat ishin përshtypjet e tua kur mbërrite për herë të parë në Tiranë? U zhgënjeve?

Mirjam Cani – Absolutisht Tirana nuk më zhgënjeu, ishte diçka e re, më pëlqeu dhe ende më pëlqen si qytet. Për profesionin që unë kam këtu gjej gjithçka, është një vend që të ofron gjithçka. Këtu ka jetë, unë kam edhe njerëz të familjes që çmallem, ndërkohë që në një vend si Gjermania më duhet të udhëtoj 1 mijë-1 500 km në ditë, ndonjëherë edhe me makinë, ndërsa këtu i ke të gjitha afër dhe është gjë e bukur.

TCH – Prej 2006-s, ju thatë se vini shpesh edhe për shkak të raportit tuaj me Albanian. Megjithatë, janë të paktë ata që e dinë se shkas për këtë lidhjen tuaj u bë babai.

Mirjam Cani – Shkaku është babai im, që shprehte dëshirën të isha aktive edhe në Shqipëri, duke qenë se edhe ai ka 5-6 vjet që jeton midis dy vendeve sepse ka ndërtuar disa punët e tij në Shqipëri dhe dëshira e tij ishte të manaxhonte imazhin tim kur isha në vend. Ideja e tij ishte përse mos bësh një bashkëpunin me një artist shqiptar. Babai më foli për fjalët më të mira për Albanin, më lavdëroi shumë muzikën e tij dhe mendonte se mund të përshtateshim mirë në një bashkëpunim. Një herë kishte takuar edhe Albanin rastësisht në Vlorë kur ishte me pushime me mamanë dhe vëllain. Një moment që nuk e harroj ishte kur ishte takuar për albanin në kafe dhe më merr në telefon. Po flisnim për takimin që do të bënim muajin e ardhshëm, kur unë kisha fiksuar ardhjen në Shqipëri, ku babai më thotë që mund ta takoja që pas një jave në një koncert në Zvicër dhe ma kalon në telefon. Me natyrën e tij të drejtëpërdrejtë, e bën gjithmonë këtë, që më kalon kështu telefonata të papritura.

TCH – Çfarë ishte gjëja që ju bëri më shumë përshtypje në takimin e parë me Albanin?

Mirjam Cani – Mënyra e komunikimit, kishim një lirshmëri të rrallë për ty njerëz që nuk njiheshin, nuk ndiheshim në siklet dhe nuk kishim turp të bisedonim për shumë gjëra të ndryshme. Faza e ndërtimit të raportit tonë ka qenë shumë e shtrënjtë, sepse viti i parë ishte kur Albani shumicën e kohës ishte vetëm në Shqipëri, unë nuk lëvizja dot prej programeve tv dhe disa orë në ditë e kishim bisedë në telefon, aq sa të gjithë njerëzit habiteshin se çfarë mund të flasësh kaq gjatë, por ndikoi pozitivisht në lidhjen tonë.

TCH – Tashmë ju keni vendosur të bashkëjetoni bashkë?

Mirjam Cani – Po. Nuk kemi pasur kurrë konflikte bashkë. Fillimisht nuk kemi jetuar vetëm, por bashkë me familjen time në Gjermani. Fillimisht bashkëjetuam me familjen time dhe kemi dy vjet që jetojmë vetëm. Gjithçka mes nesh është shumë mirë, ndonëse raporti është i ngjashëm me çdo çift tjetër dhe absolutisht nuk e konsiderojmë veten të ndryshëm nga të tjerët.

TCH – Së fundmi, një përvojë e rëndësishme në jetën tuaj ishte edhe ajo e “The Voice”. Si e vlerësoni këtë eksperiencë?

Mirjam Cani – Ishte një përvojë shumë pozitive dhe e bukur për mua. Dashë dhe mora shumë, provova emocionin në anën e kundërt dhe më kujtoi pak atë fazën e fillimeve të mia, e tillë nisi edhe karriera ime në Gjermani. Po ashtu edhe për kandidatët, unë jam munduar të jap maksimumin më shumë në praktikë, të sillja më shumë nga përvojat që kam pasur fatin të mbledh dhe kjo rezultoi shumë pozitive edhe pas shfaqjes ruajta kontaktin, marrëdhënien me kandidatët, bëmë këngë, videoklipe dhe pres me padurim edicionin e dytë të “The Voice”, për të përsëritur të njëjtat ndjesi.

TOP CHANNEL
YouTube Preview Image