Në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullaket,”Problemet dhe sfidat e qiramarrësve të plazheve në zonën e të mirave detare ”

October 3, 2012   | Reportazh / Reportaža

Në Ulqin me 29.9.2012 u mbajt tryeza e rrumbullaket me temë ”Problemet dhe sfidat e qiramarrësve të plazheve në zonën e të mirave detare ”. Takimi u organizua nga ana e administratës lokale me qellim të eleminimit të barierave me të cilat ndeshen qiramarrësit e plazheve në Ulqin dhe në Mal të Zi.

Në takim morën pjesë zyrtaret më të lartë të Komunës së Ulqinit në krye me Kryetarin e Komunës z. Nazif Cungu, përfaqësuesit e NP ”Të mirat detare” si dhe qiramarrësit e plazheve nga Ulqini.
Në këtë tryezë ishte i pranishem dhe Nënkryetari i Dubrovnikut z. Niko Sala i cili prezantoi pervojat e dhënijes së plazheve dhe problematiken e administrimit në zonën e të mirave detare në Kroaci.
Kryetari i Komunës së Ulqinit nënvizoi problmet me të cilat ndeshen qiramarrësit e plazheve, dhe si problem kryesor ai veçoi kohëzgjatjen e kontratave dhe mjetet e shpenzuara në investime, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në oferten turistike të Ulqinit.


Njerëzit investojnë shuma të mëdha por këto investime nuk janë të sigurta pasi askush nuk i garanton atyre që mund ta marrin përseri në shfytëzim plazhin pas skadimit të afatit të qiramarrjës që mund të jetë afat një apo dy vjeçar. Në këto kushte më së tepërmi pëson turizmi dhe hoteleria, sepse qiramarrësit janë të detyruar të paguajn shuma të mëdha dhe joreale për shfrytazim, gjë e cila ndikon dhe në çmimet e sherbimeve në plazhë.
Ndërkaq, z.Sala sqaroi që marrja me qira e plazheve në Kroaci është e zgjidhur me koncesione në afat 10-20 vjet dhe të ardhurat nga koncesionet ndahen në tri pjesë, një pjesë i takon shtetit, një pjesë qarkut dhe një pjesë komunës. Ai poashtu nënvizoi që mjetet të cilat grumbullohen në këtë mënyrë shpenzohen për investime të reja dhe mirmbajtjen e plazheve.
Përfaqësuesit e NP për të mirat detare u pajtuan që është i nevojshem stabilzimi i çmimeve dhe të zgjatet afati i marrjes me qira posaçërisht për shfrytezuesit të cilët respektojn të gjitha obligimet dhe kushtet e parapara me rregullore.
Po ashtu u veçuan edhe problemet rreth shpalljes së tenderave ku shfytëzuesit e vjeter dhe krahas investimeve në vlerë prej qinda mijera eurosh për shkak të kushteve në tender i cili i ka dhënë kësaj çështje vetem 10 pikë, investitorët i kanë humbur këto plazha.


Përveç të tjerash në takim ështe diskutuar edhe për problemet e shpëtimtarve në plazhë, rrugëve që të çojnë për në plazhë, bartjes së plehrave si dhe për probleme të tjera me të cilat ndeshen qiramarrësit e plazheve.
U ra dakort që përfundimet nga ky takim ti dërgohen Ministrive përkatëse dhe në marrveshtje me ta të gjindet mënyra për shtyrjen e kontratave në afat prej minimum pesë vjetesh dhe me klauzolë që nësë investuesi qiramarrës nuk i përmbahet kushteve obligohet që të lirojë plazhin.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE