Përfaqësues të Komunës së Ulqinit u takuan me drejtorin e organizates qeveritare turke për bashkëpunim dhe zhvillim z.Birol Çetin

October 3, 2012   | Bota

Përfaqësues të Komunës së Ulqinit, Sekretari i Sekretariatit për çeshtje komunale Avdulla Dervishi dhe Sekretari i Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim Valdet Axhemi takuan në Pogoricë drejtorin e organizatës qeveritare turke për bashkpunim dhe zhvillim z. Birol Çetin.

Qellimi i këtij takimi ishte planifikimi i projekteve për investime në komunen e Ulqinit për periudhen e ardhshme siç janë: projekti për kalldramimin e Kalasë së Ulqinit i cili sipas projektit ideor kap vleren rreth 650.000euro, projekti për zërimin e Qendrës për kulturë me vlerë rreth 30.000euro, projekti i restaurimit të krojeve në qytet si dhe projekti për ndihmen e shoqatës së ullishtarëve me mjete për vjeljen e ullinjve.
Poashtu gjatë takimit përfaqësuesit e komunës së Ulqinit e falenderuan zotëri Çetin për ndihmen e deritashme që i kanë dhënë komunës së Ulqinit siç janë donacioni i plasmasit prej 80mije metra katror, sanimi i kolektorit në Plazhin e madh e kështu me rradhë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE