Cungu njoftohet me ecurin e ekspedites arkeologjike në qytetin e Shasit + Foto

October 5, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Kryetari Cungu pati takim për të diskutuar në lidhje me ecurin e ekspedites arkeologjike që është duke u zhvilluar në qytetin e Shasit

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu pati sot një takim informues dhe konsultiv me drejtorin e Qendres Kulturore të Ulqinit z.Nail Draga dhe Kryetarin e Shoqates Ora z.Gazmend Kovaçi.
Ata diskutuan në lidhje me ecurin e ekspedites arkeologjike që është duke u zhvilluar në qytetin e Shasit, projekt i cili është nën patronatin e Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, i financuar nga Ministria e Kultures së Malit të Zi, ku punimet në teren i udhëheq arkeologu Mladen Zagarçanin.

Kryetari Cungu shprehi gadishmerin e Komunës së Ulqinit për të participuar në këtë projekt me sigurimin e mjeteve të nevojshme teknike për mbarvajtjen e punës së grupit të arkeologëve në teren si dhe gadishmerin për ti mbështetur germimet edhe me ekspert të tjerë shqiptar të fushës së arkeologjisë që do të ndihmojnë në zgjërimin e kapaciteteve profesionale të kësaj ekspedite.
Duke vlersuar rëndësin dhe përmasen e këtij qyteti ato ndan medimin që në lokalitetin e Shasit gërmimet arkeologjike duhet të vazhdojnë sistematikisht ku kryetari shprehi mbështetjen e plotë të Komunës së Ulqinit për projekte të tilla kërkimore.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Foto Grabanica GabrielFacebook