Intervistë me Fatmir Gjekën,bartës i listës së Koalicionit shqiptar,numër 7 në listën zgjedhore

October 5, 2012   | Intervista / Intervju

7 pyetje z. Fatmir Gjeka,bartës i listës së Koalicionit shqiptar, numër 7 në listën zgjedhore

“JEMI BASHKË”, PËR TË FOLUR ME NJË ZË

Gjeka:Vota e shqiptarëve për ne është e shenjtë dhe obligim moral,njerëzor dhe mbi të gjitha kombëtar  për një cilësi më të mirë ekonomike,qytetare dhe nacionale në Mal të Zi.Do të jemi pjesëmarrës në edicionin e ardhëm të Parlamentit të Malit të Zi.

SHPI:Z Gjeka, Koalicionin shqiptar,Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare,shqiptarët, duke filluar nga Ulqini e deri në Rozhajë, po e vlerësojnë si frymë të re politike të shqiptarëve në Malin e Zi.Si e shihni ju këtë ?

GJEKA:,Vetë motoja jonë “JEMI BASHKË” dëshmon  qartë se ne duam të flasim me një zë me partitë tjera shqiptare që do të bëhemi parlamentare në Kuvendin e Mal të Zi për ta përfaqësuar denjësisht popullin shqiptar ashtu siç e meriton.Ai përfaqësim nuk duhet të bëhet në mënyrë parciale, siç ka ndodhur deri më tash.As vetë politikanët shqiptarë nuk e kanë ditur se çfarë duan, meqë kërkesat nuk kanë qenë unike.,as të përfshira në një dokument.

Unë , si kryetari i Partisë Demokratike, bartës i listës edhe deputet i ardhshëm në Kuvendin e Malit të Zi,brenda një afati të shkurtër do të kërkoj nga partnerët e Koalicionit shqiptar,të inicojmë hartimin e një Platformë politike për zgjidhjen dhe definimin e statusit, përfaqësimin proporcional në organet shtetërore dhe lokale të popullit shqiptar në Mal të Zi, konform Kushtetutës së Malit të Zi dhe Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe konventave ndërkombëtare.Platforma, do të ishte produkt i përbashkët i të gjitha subjekteve politike  parlamentare që përfaqësohen në Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi .Mendoj se nuk ka asnjë të keqe që në hartimin e këtij dokumenti të përfshihen edhe intelektualët shqiptarë në Mal të Zi.

SHPI:Subjektet politike parlamentare deri më tash,rrallëherë kanë folur me një zë ,sidomos në Parlament.Si të tejkalohet ky veprim?

GJEKA:Për projektet e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi,fillimisht duhet të harmonizojmë qëndrimet tona mes nesh, e pastaj t`i prezantojmë në Kuvendin e Malit të Zi,në Tiranë e Prishtinë , si dhe para faktorit ndërkombëtar.Pra,hapat tonë të parë duhet të jenë integrimet mes nesh.Është punë joserioze edhe nuk sjell rezultatet e dëshiruara nëse sejcila listë shqiptare konkuruese në zgjedhjet e 14 tetorit,resurset e privatizuara ekonomike,brezin e bregut të detit,statusin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz,ndërtimet e jashtëligjshme rreth lumit Buna dhe  statusi i vaneve në liqenin e Shkodrës në trevën e Krajës,pikat kufitare me Shqipërinë,toponimet autoktone në trevat e banuara me shqiptarë,përdorimi institucional i gjuhës amtare shqipe,bashkëpunimi me bashkëkombasit në mërgim,përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në instancat shtetërore dhe lokale,vemendja e posaçme punësimit të të rinjve me diplomë univeristeti dhe tituj tjerë shkencorë,por jo mbi bazat partiake.Këto , sigurisht edhe shumë çështje tjera që do të propozoheshin nga përfaqësuesit tjerë politikë shqiptarë,do të përmblidheshin edhe do të profilizoheshin në një kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi.

SHPI:Turizmi dhe bujqësia janë dy hallkat më me perspektivë edhe për shqiptarët në Malin e Zi.Si e sheh Koalicioni shqiptar këtë mundësi?

 GJEKA:Të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi, përfshirë Ulqinin, Anën e Malit, Krajën, Malësinë, Plavën, Gucinë, Vuthajt, Dacajt etj., kanë kushte optimale për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm detar,lumor,malor.Për këtë arsye, Koalicioni Shqiptar kërkon valorizimin e këtyre potencialeve turistike.Ne propozojmë, si projekt ide, ndërtimin e fshatrave turistike në zonat ku ka panoramë magjike,objekte të rëndësishme kulturore,bujqësore,hortikulturë,mjedis të paprekur etj.Veç kësaj,Fusha e Ulqinit,ajo e Shtojit, Anës sëë Malit, arat në Krajë, treva fushore e Malësisë, viset malore në Plavë dhe Rozhajë, kanë traditë të prodhimeve bujqësore të cilësisë së lartë.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhet të shtojë buxhetin dhe të stimulojë bujqësinë dhe blegtorinë në mjediset e banuara me shqiptarë. Bletaria,si një resurs me perspektivë në mjediset rurale duhet përkrahur në kuadër të zhvillimeve rajonale dhe ndërkufitare.

SHPI:Ju si person, e sidomos Koalicioni juaj kërkon hapjen e pikave të reja kufitare me Shqipërinë, por edhe me Kosovën.Këto projektide janë përmendur edhe më heret nga Qeveria e Malit të Zi,por nuk janë realizuar.Si do t u  qaseni Ju këtyre mundësive?

GJEKA:Koalicioni Shqiptar angazhohet që rruga Plavë – Vermosh – Podgoricë, të mos mbetet ide në letër. Kjo rrugë, nga Plava të lidhet me Deçanin, për të siguruar një komunikim mes këtyre komunave. Ndërtimi i pikës kufitare  Hutaj (Krajë) – Zogaj (Shkodër), rihap segmentin e ri ekonomik  mes dy zonave.Po ashtu, vendkalimi kufitar ekzistues Sukubinë – Muriqan të shërbejë edhe për qarkullimin e mallrave në të dy anët.

SHPI:Koalicioni shqiptar e vlerëson akt shumë të rëndësishëm hapjen  e Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë,përkatësisht të Kosvës në Mal të Zi.Mendoni se kjo zvarritje e përfaqësive të plota diplomatike mes dy vendeve ka pasoja?

GJEKA :Kujdes të posaçëm Koalicioni Shqiptar do t’i kushtojë bashkëpunimit dhe kontakteve të rregullta me autoritetet shtetërore të Shqipërisë e Kosovës, si dhe me qendrat e tjera shqiptare. Ne kërkojmë nga Podgorica zyrtare që të shkëmbejë ambasadorët me Prishtinën, sepse midis dy shteteve kanë mbetur shumë çështje të pazgjidhura që nga koha e ish- shtetit jugosllav.

Ne përkrahim fillimin e bisedimeve ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës për zgjidhjen e çështjes së pensionistëve të Kosovës, shtetas të Malit të Zi, dhe kërkojmë përshpejtimin e hartimit të marrëveshjes mes dy vendeve lidhur me këtë problem.

SHPI:Tash 22-vjet në pluripartizëm kulturën e mirëfilltë shqiptare në Malin e Zi e bëjnë organizatat joeveritare.Çfarë vendi i ka kushtuar koalicioni Juaj këtij segment të veçantë identifikues nacional për shqiptarët në Mal të Zi?

GJEKA:Në fushën e kulturës, Koalicioni Shqiptar angazhohet për ruajtjen e vazhdimësisë së manifestimeve tradicionale kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, tubimeve me karakter gjithëpopullor dhe konkurseve të Fondit të pakicave, të Ministrisë së Kulturës, të  komunave të Ulqinit, Tivarit, Tuzit dhe Plavës, për ndarjen e mjeteve financiare organizatave joqeveritare dhe subjekteve të tjera për realizimin e projekteve të tyre me substancë nacionale shqiptare.

SHPI:Statusi i krijuesve shqiptarë që krijojnë me dekada të tëra në Mal të Zi ka mbetur i pazgjidhur as i vlerësuar.Si e shihni ju z.Gjeka këtë?

GJEKA:Ne, bashkë me përfaqësuesit e koalicioneve tjera shqiptare,në Parlamentin e Malit të Zi do të inicojmë hartimin e Ligjit mbi statusin e krijuesit shqiptar në Mal të Zi, që edhe ata të gëzojnë të drejtat e barabarta me kolegët e kulturave tjera në Mal të Zi,sidomos të drejtën e konkurimit për çmimet shtetetërore dhe titullin “Krijues i shqaur kulturor” si kusht i marrjes së pensionit nacional që  ndan Ministria e kulturës.

Me qëllim të përmirësimit të pozitës së femrave dhe të rinjve në shoqëri, Koalicioni Shqiptar angazhohet për pjesëmarrje më të madhe të tyre në jetën politike – shoqërore, sidomos në nivelet e vendim-marrjes, dhe zhvillimin e programeve të veçanta për rininë në fushën e kulturës, artit, sportit.

 

Intervistoi:Shërbimi për informim- SHPI  i PD

7