Soni Malaj e lumtur mes “Spirit Voice”

October 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja, e cila këtë vit është ulur në karriget e gjykimit në spektaklin e talent-shou në Tiranë “X Factor Albania 2”, po merr shumë vëmendje.

Ajo falë bashkimit me ish-shoqet e saja të grupit “Spirit Voice” është parë edhe në spektaklin “100 Vjet muzikë”, ku vajzat kënduan një potpuri shkodrane.

Ndërsa nëse hyni në adresën e ‘Facebookut’ të saj, shihni  plot foto që tregojnë lumturinë e vajzave që janë rikthyer për këtë projekt. “Spirit Voice” ishte një nga grupet e para femra shqiptare, grup i cili në atë kohë solli revolucion. M.GJ.