Vasel Sinishtaj flet mbi mundësin e pjesmarrjes në formimin e Qeverisë

October 17, 2012   | Ngjarjet - Events

Ftesa e Miodrag Lekic është e prënuashme

Thirrja për bisedime mbi formimin e një qeveri uniteti, të cilën e ka bërë Lideri Frontit Demokratik Miodrag Lekic, është shumë i pranueshme, deklaroi për “Dan”, përfaqësues i listës së koalicionit të Forcës për Bashkim, Vasel Sinishtaj.

– Disa gabime mund ti korrigjoi vetëm një që nuk ishte i pranishëm kur ato janë bërë. Këtu mëndoj në pjesën e Frontit Demokratik, parasëgjithash në udhëheqësin, Lekic, i cili nuk ishte i pranishëm kur na janë hequr të drejtat e fituara – pesë mandate dhe vendet e posaçme të votimit deklaroi Sinishtaj.

Ai mendon se detyra e parë e një qeverie të unitetit kombëtar duhet të jete përgatitja e ambientit për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, “në të cilat nuk do të ketë korrupsion, makina qeveritare dhe zyrtarë shtetërorë në takimet parazgjedhore, ku qytetarëve do të u lejohet të shprehen lirishëm.

Si një njeri i cili kam kaluar shumë vjet në opozitë, mund të jam ende atje. Për mua më afër është ky opsion i qeverisë së unitetit kombëtar. Unë mendoj se është e dëshirueshme për Malin e Zi, jo vetem për shkak të shqiptarëve, por për të gjithë qytetarët, dhe se do të krijohet mjedis që pritet kaq shumë vite dhe kjo është demokratizimi i shoqërisë. Është e mundur që këto zgjedhje ishin kritike për dikë. Për ne jo, pasi që ky është një proces i cili vonon. A nis një bisedë dhe një pushtet absolut më nuk ekziston., deklaroi Sinishtaj.  /Albert Camaj/

MALESIA.ORG