Cungu: FORCA PER BASHKIM nuk do të zhgënjej besimin tuaj

October 18, 2012   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Konference  per media- zgjedhjet parlamentare 14.10. 2012

Ulqin,17.10.2012

Nr. 105/12

 

Të nderuar qytetarë,

 

Së pari, dua të falënderojmë  votuesit,anëtarët dhe simpatizuesit e koalicionit FORCA PER BASHKIM që janë angazhuar gjatë fushatës dhe në komisione.

Këto zgjedhje kanë vërrtetuar se koalicioni FORCA PER BASHKIM  është  koalicioni më i madh shqiptarë në Mal të Zi.

Me këtë rast edhe njëherë ju falenderoj për besimin që na keni dhënë dhe ju vërrtetoj  që FORCA PER BASHKIM  nuk do të zhgënjej besimin tuaj.

Këto zgjedhje janë  mbajtur në rrethana të vështira për Forcën për shkak të gjendjes së vështirë finasiare të cilën e ka krijuar pushteti lokal i mëparshëm  në komunen e Ulqinit.

Gjatë fushatës parazgjedhore si dhe gjatë procesit zgjedhor kemi  identifikuar shkelje të shumta dhe kemi vendosur që detaisht të analizojmë shkallën e ndikimit të keqpërdorimeve.

Megjithë këto parregullsi,ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm dhe sikur të ishte ligji i mëparshëm në fuqi ne do të kishim 2 mandate, kurse me këtë Ligj që është diskriminues për shqiptarët, neve na kanë  munguar 361 vota  për mandatin e dyte.

 

Përfaqesuesit e UDSH-së provojn që për humbjen e zgjedhjeve të fajsojnë antarin e Komisionit te Forces. As antari i Forcës,as ndonjëri prej antarëve të Komisionit nuk kanë drejt për të  ndrruar Ligjin. Ligji mund të ndrrohet vetëm në Parlamentin e Malit të ZI.

I kemi terhequr vërejtjen para dy vitesh përfaqësuesve të UDSH-së  se çka do të ndodh nëse do të aprovohet ky ligj që është tash në fuqi.

Ish Kryetari i UDSH-ese që ishte në postin e Ministrit të pakicave,është shprehur në atë kohë,po citoj:”Ky është Ligj afirmativ dhe më mirë është të  kemi 3 mercedesa se 5 golfa”.

Ne baze te formules se dontit  per këto zgjedhje, për të marre  një mandat nevojiteshin 4137 vota. FORCA PËR BASHKIM  ka siguruar 5244 vota që janë të mjaftueshme për një mandat dhe me 350 vota i ka mundesuar  Koalicionit shqiptar PD- LD në MZ  të marre mandatin,kurse koalicionit UDSH-PPD i kemi siguruar 700 vota të cilat nuk ishin të mjaftueshme që të marrin  mandatin.

Në këtë moment,me këtë Ligj zgjedhor ne nuk kemi pasur mundësi të bëjmë ndihmë më të madhe partive tjera shqiptare

Me këtë rast dua të uroj punë  të  mbarë përfaqësuesve tonë në Parlamentin e ri të  Malit të Zi.

 

Ju faliminderit,

Kryetari
Nazif Cungu

8