Ish Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bllagota Mitriq: KSHZ shkeli Ligjin dhe Kushtetuten, UDSH-se ti kthehet mandati

October 19, 2012   | Politika

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bllagota Mitriq, u shpreh në analizën për Portal Analitika, që vendimi i Komisionit shtetërorë zgjedhor të refuzoj ankesën e Unionit Demokratik të Shqiptarëve është në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, Ligjin për të drejtat dhe lirit e popujve pakicë, si dhe me rregullën e pranuar gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare “aksionin afirmativ”, e me këtë dhe me nenin 9 të Kushtetutës së Malit të Zi. Mitriqi në analizën e vet ceku, që Komisionin shtetërorë zgjedhorë bënë gabimin elementar juridik ku ai që sjell aktin me kërkesë të palës vendos tezën juridike të sajuar, dhe në bazë të tezës juridike të sajuar sjell qëndrim juridik të pavërtetë.

Analizën e Profesor Mitriqit po e paraqesim në tërësi.

Vendimi i Komisionit shtetërorë zgjedhorë (në vazhdim do të përdorim shkurtesën KSHZ) është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, apo neni 94 paragrafi 2 pika 1 e ligjit të përmendur, pastaj me Ligjin për të drejtat dhe lirit e popujve pakicë, si dhe me rregullën e pranuar gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare “aksionin afirmativ”, e me këtë dhe me nenin 9 të kushtetutës së Malit të Zi, i cili përveç tjerash parasheh që rregullat e pranuara gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare kanë përparësi ndaj legjislacionit vendas dhe zbatohen menjëherë kur marrëdhëniet i rregullojnë ndryshe nga legjislacioni vendas.

KSHZ me vendimin e vet që në fillim bënë gabim elementar juridik i cili në teorinë ndërkombëtare juridike quhet në përkthim të lirë “ i rremë” apo “pa rëndësi juridike” . Domethënë, kjo është situatë juridike ku ai që sjell aktin, në këtë rast KSHZ, me kërkesë të palës, në këtë rast UDSH, vendos tezën juridike të sajuar, dhe në bazë të tezës juridike të sajuar sjell qëndrim juridik të pavërtetë.

Është e ditur që në natyrën e rregullave juridike dhe normave juridike të anojnë kah i shprehuri logjik, kështu që për krijimin e normave juridike logjika ka rol të pazavendsueshëm, sepse përdorimi i logjikës në krijimin dhe shpjegimin e të drejtës është rezultat i lidhjes ndërmjet mendimeve, gjuhës dhe logjikës dhe në bazë të këtyre postulateve dhe me ndihmën e shpjegimit logjik, nga norma juridike nxirret ajo që me gjuhë nuk është e shprehur qartë. Nga kjo rrjedh që shpjegimi logjik është veprimtari në të cilën me përdorimin e ligjit të logjikës në kuptimet e fituara me shpjegim gjuhësor përcaktohet domethënia e normës juridike dhe nxirret ai shpjegim i normave juridike i cili nuk mund të fitohet nga shpjegimet gjuhësore ose me shpjegime tjera.

Më tej, me ndihmën e shpjegimit sistematik përcaktohet kuptimi i normës juridike me ndihmën e sistemit të së drejtës, apo me ndihmën e lidhjes saj me normat nga aktet tjera të përgjithshme juridike dhe lidhjes kuptimplote me norma tjera nga ky akt dhe nga aktet tjera të përgjithshme, kështu që me përdorimin e lidhjes kuptimplote të normës me sistemin juridik përcaktohet kuptimi i normës konkrete juridike. Me ndihmën e shpjegimit historik të kuptimit të normës juridike përcaktohet me ndihmën e rrethanave shoqërore në të cilat u krijua norma.

Shpjegimi historik përcakton arsyet e sjelljes së normës, në të cilat bënë pjesë shqyrtimi i të gjithë rrethanave shoqërore që i kanë paraprirë dhe kanë ndikuar në sjelljen e një norme të tillë, e nga shpjegimi qëllimor rrjedh që qëllimi në normën juridike ekziston gjithmonë  dhe me ndihmën e tij duhet të nxisë pasojën të prodhojë një të drejtë të caktuar, sepse pa një qellim në drejtësi, e drejte ngelet formë pa përmbajtje. Shpjegimi qëllimor është shpjegim me të cilin përcaktohet shpjegimi i drejtë i normës juridike  me ndihmën e qëllimit të saj. Shpjegimi qëllimor domethënë zbulimin e qëllimeve të normës, përkatësisht interesave në shoqëri. Me përcaktimin e qëllimit të normës, apo të interesave në shoqëri  arrihet një kuptim i normës juridike e cila siguron realizimin e qëllimit të tij, apo të një interesi shoqërorë të caktuar.

Në këto premisa kyçe shkencore nuk ka asnjë fjalë të vetme për vendimin e KSHZ, siç nuk ka asnjë fjalë të vetme për argumentet kruciale të ankesës, e që kanë të bëjnë me faktet e pathyeshme që Kushtetuta e Malit të Zi përmban të gjithë standardet e rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë,sidomos në planin politik, ekonomik, fetar, kulturor, social dhe arsimor. Më tej, Ligji për të drejtat dhe lirit e pakicave shtjellon një sërë të drejtash individuale dhe kolektive të popujve pakicë, e në radhë të parë ky ligj parasheh masa të ndryshme të aksionit afirmativ, sidomos në jetën politike, në të cilat bëjnë pjesë zgjedhjet, në mënyrë që pakicave ti mundësohen kushte dhe shanse të barabarta me qellim të integrimit të tyre pa asimilim në shtetin tonë. Principi i aksionit afirmativ, i cili tek e drejta ndërkombëtare  trajtohet si rregull i pranuar gjerësisht i të drejtës ndërkombëtare për popujt pakicë në të gjithë shtetet demokratike, pra edhe në Mal të Zi, parasheh institutin që quhet aksioni afirmativ – trajtim i favorshëm – diskriminimi pozitiv, e cila në fakt siguron barazi juridike të pakicës me shumicën.

Masat e aksionit afirmativ kanë të bëjnë me përfaqësuesit e pakicave, në popullsinë autoktone e cila nga shumica dallon me disa kritere objektive, siç janë gjuha, feja, prejardhja, kultura, përkatësia nacionale, e në numër është në pakicë të madhe. Për këtë arsye atyre u pranohen të drejtat shtesë në disa lëmi të ndryshme, e sidomos në marrëdhënie të zgjedhjeve, të cilat i trajton neni 94 i Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, apo paragrafi 2 pika 1 e këtij ligj, i cili me anë të shpjegimit logjik, sistematik, historik dhe qëllimor duhet të bihet në lidhje me nenin 93 dhe 94 paragrafi 1 të këtij ligj. Kjo për arsye se në sistemin juridik të Malit të Zi ekziston regjimi juridik i përgjithshëm, i cili është i rregulluar me nenin 94 paragrafi 1, dhe i cili përcakton  pragun prej 3% nga numri në total i votave valide, e në kuadër të këtij regjimi juridik është bërë përjashtim nga ky nga rregulli i përgjithshëm në nenin 94 paragrafi 2 pika 1me të cilin partive shqiptare, në bazë të rregullës të pranuar gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare, aksionit afirmativ, me të cilin përcaktohet pragu nga 0.7%, dhe në kuadër të këtij përjashtim, përcaktojë edhe një “nënpërcaktim” me të cilin për popullatën kroate përcaktoj pragun prej 0.35%. Me analizën juridiko – teknike me mjete të shpjegimit të lart përmendura dhe me këto zgjidhje juridike lehtë vihet deri tek përfundimi që vendimi i KSHZ është në kundërshtim me Ligjin vendor për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve dhe rregullës të pranuar gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare, aksionit afirmativ.

Me vendimin e KSHZ është bërë përzierja e ashpër e “mollave dhe dardhave”, sepse ligji me përpikëri thotë që pragu prej 0.7% është i përcaktuar për të drejtën e ndarjes së mandateve në marrëdhënie me numrin e votave në total, dhe në asnjë vend nuk shkruan numri në total i atyre që kaluan pragun prej 0.7%. Kështu që sipas rezultateve preliminare të KSHZ i bie që neni 94 paragrafi 2 pika 1 është shpjeguar sipas dëshirës , kështu që këtë mund ta quajmë shpjegim sipas dëshirës të normave juridike.

PSE? Për arsye se me Ligj është e rregulluar çështja e ndarjes së mandateve dhe pragu të cilin listat zgjedhore duhet të fitojnë që të marrin pjesë në ndarjen e mandateve, e ligji qartë e ndanë pragun zgjedhor të përgjithshëm prej 3% nga neni 94 paragrafi 1 nga pragu për popujt pakicë prej 0.7% nga neni 94 paragrafi 2 pika 1, nga e cila pa medyshje mund të vihet deri tek përfundimi  që listat e pakicave fitojnë të drejtën për ndarjen e mandateve edhe pse asnjëra nga ato nuk kalojnë pragun themelor prej 3%,  me kusht që listat e pakicave individualisht të fitojnë së paku 0.7% të votave valide me çka fitojnë të drejtën për ndarjen e mandateve si një listë e përbashkët  kumulative, me numrin në total të votave valide, e kjo zgjidhje juridike për listat e pakicave drejtë për së drejti rrjedh nga rregulla gjerësisht e pranuar e të së drejtës ndërkombëtare e cila quhet ” aksioni afirmativ – trajtim i favorshëm – diskriminimi pozitiv”. Për fat të keq, jo që nuk është pranuar rregulla gjerësisht e pranuar e të drejtës ndërkombëtare e përmendur më lart, por është kryer diskriminimi klasik në dëm të Unionit Demokratik të Shqiptarëve në atë mënyrë që është shkelur parimi kushtetues i përfaqësimit autentik dhe parimi ndërkombëtar i aksionit afirmativ, përfundoj profesor Mitriqi në analizën e vet.