Minir Karamanaga u takua me eksperten e Rockfeller Brother Fund

October 19, 2012   | Turizmi / Turizam

Drejtori i Organizates Turistike te Ulqinit Minir Karamanaga u takua sot me eksperten e Rockfeller Brother Fund nga Nju Jorku znj.Katarin Millonzi, ku te pranishem ishin edhe perfaqesuesit e Ipa projekteve.
Qellimi i ketij takimi ishte realizimi i promovimit sa me te frytshem i qytetit te Ulqinit ku znj. Millonzi shprehu kenaqesine qe gjendej ne mesin tone dhe ofroj ndihmen e saj ne fushen e marketingut dhe turizmit.
Drejtori Minir Karamanaga i njoftoj te pranishmit per projektet dhe prioritetet e Organizates Turistike per vitin e ardhshem, ne te cilet duhet permendur edhe punimi i broshurave dhe katalogjeve te ri, punimi i faqes se internetit si dhe promovimi i qytetit neper panaire te turizmit. Poashtu Karamanaga u shpreh qe ne interes te te gjitheve eshte fillimi me i hershem duke filluar nga muaji maj dhe zgjatja e sezonit turistik edhe ne muajt e shtatorit dhe tetorit me ane te manifestmeve te ndryshme kulturore dhe festivaleve.
Znj. Milonzi shpalosi disa ide te saja qe kane te bejne me pregaditjen e materijalve promovuese , ne marketing, me nje theksim te vecante ne shfrytezimin e resurseve natyrore qe posedon qyteti yne. Poashtu sipas saj shume e rendesishme eshte edhe pershtypja e pare qe fiton turisti tek ne, keshtu qe ne ate drejtim duhet punuar shume.
Te dy anet shprehen kenaqesine per takimin e mbajtur ne te cilin ishin shume opstimist per pregaditjen e sezonit te ardhshem turistik. Nje takim i perbashket me perfaqesuesit e Komunes dhe Organizates Turistike do te mbahet javen qe vjen.