Topalli: Nderim Ulqinit,Vlorës, Shkupit dhe Prizrenit,akteve të themelimit të shtetit shqiptar

October 19, 2012   | Reportazh / Reportaža

Kuvendi i jep komunës së Ulqinit në shenjë simbolike botimin e Akteve të Themelimit të shtetit shqiptar. Fjala e kryetarit të komunës së Ulqinit, zotit Nazif Cungu

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një ceremoni nderimi të komunave të Prizrenit, Çairit në Shkup, Ulqinit dhe Bashkisë së Vlorës, gjatë së cilës krerëve të këtyre komunave iu dorëzuan në shenjë simbolike Aktet e Themelimit të shtetit shqiptar.

Në emër të komunës së Ulqinit, aktet iu dorëzuan kryetarit të kësaj komune, zotit Nazif Cungu.
Komunës së Ulqinit iu dha nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli riprodhimi simbolik të Akteve Themelore të shtetit shqiptar në shenjë mirënjohjeje të thellë për kontributin e madh që Ulqini i sakrifikum e kryengritjet e Malësisë së Veriut përmes qëndresës së armatosur, qëndresë që synonte t’i bënte botës të kuptonte se Trojet Shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu. Në sajë të kësaj qëndrese, fuqitë e mëdha u detyruan të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre të padrejta ndaj Kombit Shqiptar.

Në fjalën e tij në ceremoni, kryetari i Komunës së Ulqinit, zoti Nazif Cungu tha:
E nderuara Kryetare e Kuvendit, zonja Topalli, të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë, të nderuara zonja dhe zotërinj,
Unë ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që më jepet mundësia të jem sot si anëtar i demokracisë shqiptare këtu për të folur në emër të shqiptarit të Malit të Zi.
Kënaqësia ëshntë akoma më e madhe duke patur parasysh që kjo vizita jonë është bërë edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët e Malit të Zi kanë zënë një pozicion shmë të veçantë dhe domethënës në kalvarin e gjatë dhe të mundimshëm drejt pavarësisë së kaluar nga shqiptarët. Vendlindja jonë kombëtare fushbetejat e para i pati pikëriosht për përpjekjet e Lidhjes së Prizrenit për të ruajtur flamurin i cili u ngrit në Uliqin.
Flamuri i heroit u ngrit për herë të parë pas vdekjes së heroit tonë kombëtar më 6 prill 1911, në Gotil të malit Goçiç. Në shqiptarët që banojmë në Mal të Zi e shohim me vëmendje të madhe çdo arritje të Shqipërisë dhe gëzohemi për anëtarësimin në NATO, dhe marrjes së statusit të kandidatit ashtu sikurse hidhërohemi për probleme apo vonesë që shteti amë has në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë.
Një Shqipëri më e fortë, më e pasur, më e përparuar do të thotë gjithashtu një mbështetje më e madhe për përmbushjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve që kanë ngelur si pakicë në vendet fqinjë. Prandaj ne jetojmë me shpresën që avancimi i mëtejshëm i Shqipërisë në ekonomi, demokraci, sundimi i ligjit dhe konsolidimi i rolit të tij në arenën ndërkombëtare me rritjen e ndikimit të Tiranës në zgjidhjen e shumë problemeve që kemi brenda Malit të Zi.
Ne sot ende ballafaqohemi me problem të shumta sidomos kthimi i pronave legjitime të Shqiptarëve, moskrijim të komunës së malësisë, varfëri, papunësi dhe problem të tjera të mprehta që kanë çuar në emigracion dhe asimilim.

Unë përfitoj nga kjo mundësi për të bërë thirrje që përplasjet e brendshme politike në Shqipëri që janë atriobut i natyrshëm i pluralizmit të sistemit demokratik të mos e fiksojnë vëmendjen që shteti shqiptar duhet t’u ndajë bashkë-kombësave që gjenden në vendet fqinjë. Pra, që klima e brendshme mos të pengojë shtetin në përmbushjen e detyrës së shenjtë të mbrojtjes së interesave të kombit dhe të garantimit të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë.
Në përfundim unë dëshiroj t’ju uroj të gjithëve gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë si edhe uroj që shekulli i ardhshëm të jetë më i drejtë dhe fatlum për të gjithë shqiptarët.
Faleminderit.