Xhaudet Cakuli priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës

October 19, 2012   | Ngjarjet - Events

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit z.Xhaudet Cakuli priti sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës. Ai falenderoi të pranishmit për viziten që i bënë qytetit të Ulqinit dhe njëkohësisht falenderoi të gjitha strukturat arsimore të Kosovës për kontributin e dhënë në mbështetje të arsimimit të shqiptarve nga Mali i Zi. Cakuli njoftoi të pranishmit për gjendjen e arsimit dhe infrastruktures shkollore në Ulqin duke theksuar se ky sektor është plotsisht në kompetencë të administratës qendrore të Malit të Zi.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës z.Ali Shabanaj falenderoi nënkryetarin Cakuli për pritjen e rezervuar. Ai spjegoi që kjo vizitë zhvillohet në kuadër të një projekti i cili ka për qellim rritjen e bashkpunimit me institucione dhe organizata të tjera sindikaliste duke shkembyer njohuri dhe pervoja ndërmjet veti.
Ato vizituan edhe shkollen e mesme të Ulqinit ku paten një takim me drejtorin dhe këshillin e arsimtarve të kësaj shkolle me të cilet shkëmbyen pervojat e tyre në fushen e arsimit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE