Dragan Shoq: Ankesa e Unionit Demokratik të Shqiptarëve eshtë e drejtë

October 21, 2012   | Politika

Ankesa e Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH)në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kërkohet që kësaj partie ti jepet mandati, është e drejtë, sepse votat e popujve pakicë duhet të mbesin  në listat e tyre zgjedhore, dhe jo të shkojnë tek partitë qytetare, konsideron avokati i njohur, Dragan Shoq.

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor të enjten e refuzoj ankesën e UDSH për rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa lideri i kësaj parti Mehmet Zenka tha që do të ankohen tek Gjykata Kushtetuese sepse konsideron që UDSH është heq mandati me shpjegim joadekuat të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Shoq tha që ankesa e UDSH është e drejtë, duke vlerësuar  se nuk ka asnjëfarë arsye që diskriminimi pozitiv të mos zbatohet deri në fund, mbasi që me Kushtetutë është e drejtuar në afirmimin e popujve pakicë.

“Është e nevojshme që të gjithë votat e pakicave të koncentrohen bashkë, dhe siç ekziston formula e Dont-it  sipas të cilës votat e partive të cilat nuk kanë hyrë në Parlament ti fitojnë partitë të cilat kanë më shumë vota”, u shpreh Shoq për agjencinë MINA.

Shoq tha që teorikisht mund të ndodhte që Koalicioni Shqiptar dhe Forca për bashkim të cilët fituan nga një mandat, të mos fitojnë shumicën e nevojshme për tu futur në parlament në bazë të pragut që përcakton ligji zgjedhor.

“E ato sipas pragut që ekziston sot dhe është 0.7% nuk do të fitonin mandatin, që do të thoshte që asnjë parti shqiptare nuk do të ishte e përfaqësuar në përmbajtjen e re të Parlamentit, dhe kjo nuk është domethënia e dispozitave për diskriminim pozitiv”, sqaroi ai.

Shoq tha që dispozitat nga Kushtetuta dhe Ligji zgjedhor duhet të shpjegohen më gjerësisht seç e bëri Komisioni shtetërorë zgjedhorë, duke shtuar që votat nga listat e pakicave nuk guxojnë të derdhen tek partitë qytetare.

“Nëse partitë e pakicave janë të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme atëherë nuk ka asnjë arsye që rregullat për derdhjen e votave të vlejnë për to. Ato që janë paraqitur si listë e pakicave nuk duhet ti nënshtrohen kësaj rregulle”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, nëse partia e pakicave ka ngel “poshtë vizës” ato vota nuk duhet ti shkojnë askujt tjetër përveç listave të pakicave.

Dispozita ligjore, tha Shoq, lejon të dy qasjet, “por shtrohet pyetja a do të merreni me shpjegim të ngushtë apo  dispozita do të kuptohen në kontekstin e rregullave kushtetuese dhe në kuptimin e diskriminimit pozitiv”.

“Krijuesi i Kushtetutës donte të valorizonte në mënyrën më të mirë të mundshme çdo votë të pakicave. Kjo logjikë thotë që votat që mbeten poshtë pragut duhet ti shkruhen listave të pakicave, e jo që 500 votat e Aleancës Rinore Shqiptare ti japin mandatin Partisë Demokratike Socialiste, Frontit Demokratik, ose ndonjë partie tjetër”, përfundoi ai.
Shërbimi informative i UDSH-së

4