Rrezart Cungu në Larnaca – Cyprus Juniors Cup 2012

October 25, 2012   | Sporti / Sport

Me daten 22 deri 26 tetore u mbajt turneu i tenisit ne nivelin Europian ne Larnaka te Qiprit.

Turneu ishte per grupmoshat deri 14 vjec per junior, dhe morren pjes mbi 50 femij.

Ne kete turne morri pjes edhe ylli I ri I tenisit ne Male te Zi Rrezart Cungu nga Ulqini.

Ne raundin e par u takua me Menelaos EFSTATHIOU nga Qipri (7-6 5-7 6-2 ).

Michele Lorenzo IFTIMIE nga Italia ishte kundershtari ne xhiron e dyte i Rrezartit. Meci perfundoi  me rezultatin 6-3 6-3 per Rrezartin.

Ne cerek – finale luajti me Bernie SCHRANZ nga Austria, dhe triomfoj me rezultatin 6-1 6-3.

Lojtari nga Izraeli  Omer HEFEZ e nadloj Rrezartin ne gjysem – finale, me rezultatin 6-3 6-1.

Rrezartit i takoi vendi 3 ne kete turne, cka eshte nji sukse i madh, jo vetem per Rrezartin, por edhe per klubin e tenisit Bellevue ne Ulqinku ky tenisier bene edhe stervitjet .

Ne dubel Rrezarti me partenrin e ti nga Rusia Andrey LANDGRAF mbrriten deri ne cerek- finale, dhe pastaj humben  nga  Eleftherios NEOS  dhe Tasos ROUSOS nga  Qiproja.

Prej te henes Rrezarti fillon pregaditjet me trajneret Zoran Ivanisheviq dhe Tomo Ashoviqin, per tureun e radhes te nivelit europian qe organizohet ne Gothenburg te Suedis.