Kumtesë me rastin e grabitjes së mandatit të deputetit UDSH-së

October 26, 2012   | Ngjarjet - Events

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI
DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI
DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO

 Tuz , më   23.10.2012

tel./fax (+382  (0) 30) 413 009, (0) 20  875  903

 

 

Kumtesë për opinion

Grabitja e mandatit të deputetit UDSH-së, vërtetoi  kulmin e diskriminimit  që po u bëhet shqiptarëve sot në Malin e Zi

Zgjedhjet parlamentare, të 9-tat  me  radhë, në Malin e Zi, të cilat u mbajtën më 14 tetor 2012, në mes të tjerave, dëshmuan, vërtetuan e provuan, nxorën në shesh qartë  diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve, për atë që LD në MZ në vazhdimësi tërhoqi vërejtjen dhe e ngriti zërin në opinionin demokratik brenda dhe jashtë vendit, te shteti amë Shqipëria e diplomacia evropiane e SHBA, duke kërkuar përkrahje që të parandalohej vazhdimësia diskriminuese, tash edhe në sistemin  legjislativ zgjedhor.

Aprovimi i  Ligjit Zgjedhor, diskriminues për shqiptarët, më preciz, të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, në mbledhjen e seancës së parë të jashtëzakonshme në vitin 2011, në fillim të shtatorit 2011, nga shumica parlamentare malazeze serbe pravosllave, pa përfaqësuesit legjitim shqiptarë, madje pa i konsultua fare, trasoi qartë, haptazi  e paturpësisht rrugën e aktin diskriminues ndaj shqiptarëve, të cilin diskriminim e vërejtën edhe vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje dhe pohuan me plot gojën se ky Ligj  duhet ndryshuar.

Grabitja e mandatit të deputetit UDSH-së, vërtetoi  kulmin e diskriminimit  që po u bëhet shqiptarëve sot në Malin e Zi me anë të legjislacionit diskriminues, të aprovuar nga makineria antishqiptare. Fatkeqësisht, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se në këtë drejtim ndihmuan  edhe ca shqiptarë boshtkurrizorë të përkulur e  interesxhinj  dhe tregtarë të votave shqiptare.

Nga kjo ramje dhe nga kjo e keqe, shqiptarët duhet të nxjerrin MËSIMET E DUHURA për të parandaluar katandisjen e pakthim. Së pari, ngritjen e vetëdijsimit politik, kombëtar e demokratik, organizimin e mirëfilltë politik kombëtar, bashkëveprimin për interesin e përbashkët madhor kombëtar dhe vendosmërinë që shitblerësve matrapazë t’ju tregohet vendi i merituar, në vendgrumbullimin e mbetjeve, qofshin atyre të vjetra apo atyre të posandërtuara.

 

KËSHILLI PËR INFORMIM

 

2