Flori insiston se i është vjedhur kënga nga Gaxha

November 1, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ka disa ditë që këngëtarët Flori Mumajesi dhe Adrian Gaxha janë në konflikt për shkak të këngës “Ngjyra e kuqe” me të cilën Adriani u paraqit në “Kënga Magjike”.

Sipas Florit, melodia e kësaj kënge është e vjedhur nga kënga “Tallava” dhe këtë e kanë vërejtur edhe ekipi i “Këngës Magjike”. “Adrian Gaxha më ka vjedhur disa melodi të këngës ‘Tallava’ që e kam bërë unë dhe të gjitha stilet e këngës janë taktet e muzikës sime. Kjo është bërë e ditur edhe nga stafi ‘Këngës Magjike’ të cilët më kanë thënë se taktet janë të vjedhura nga kënga ‘Tallava’”, ka thënë ai për “Zëri”.

Flori nuk e mohon faktin se kënga me të cilën Adriani është paraqitur në festival është mirëpritur mjaftë shumë në opinion. Flori për momentin ka nisur një bashkëpunim me bullgaren Alisia dhe shumë shpejt do të fascinoj publikun me një duet të veçantë.