A do jet Mea nje Yll i ri i Ulqinit – Video

November 2, 2012   | Shoqëria / Društvo

E  thërasin shkurt Mea,mirpo emri i plotë i  sajë është Sumea Hidrio. Si të gjith fëmive – i pëlqen të vallëzojë, këndojë, është shumë kurioze.

Që nga mosha 2 vjeçare ka mësuar të çelë Google Chrome, dhe të klikojë në shortcut-at që ia kam vendosur të gatshme, me anë të cilave çeleshin videot me alfabet të gjuhës angleze, dhe disa video tjera edukative për fëmijë, ku pastaj klikonte në video sipas dëshirës së saj në anë të djathtë.

Së shpejti e mësoi Alfabetin e gjuhës angleze, di të numërojë anglisht dhe shqip deri në 10, reciton vjersha  paksa edhe flet gjuhën angleze, është e regjistruar në parashkollore, ku mësuesja e lavdëron se di ti zgjedh shumicën e Puzzle-ave,

Tanimë i intereson edhe Google Earth, ku thot “Dua ta shoh Botën” ,  e çel dhe e luan globin…

Mea është nje vajz shum e embel 3 vjeçare,ku duke shikuar videon,mbeta pa fjal dhe mendoja që kjo voglushe  duhet të garon ne nje emision talentesh per muzik.
Mea  eshte vertete talente e veçante dhe duhet te jemi krenar qe eshte pjese e kombit tone dhe eshte vetem 3 vjeçare por me nje ze shume shume te veçante!
Lajme nga Ulqini i deshironë suksese dhe jetë të gjatë Meas.

Ja ne ket video mund te knaqeni me zerin e Meas duke kënduar këngen e Hana Cakulit – Une vendos.

1