Hapet Panairi të artizaneve në kompleksin LAMIGA në Krythë + Foto – Video

November 3, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Të shtunen me datën 03.11.2012, pranë ambjenteve të kompleksit “Lamiga” u organizua ceremonia e hapjes së Panairit të Parë Mbarëkombëtar të Artizanëve për nder të Ditës së Flamurit dhe 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar nga Shoqata e Artizanëve Shqiptarë por si ide e artizanit nga Ana e Malit, zotëri Ramiz Hajdarit.Ne organizimin e panairit ndihmuan shoqata “Labeatet”e zonjës Luljeta Avdiu Cura, si edhe nuk mungoi përkrahja e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.

Të pranishem ishin një numër i madh pjesëmarrësish, por edhe figura të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe politikës vendase si edhe asaj jashtë kufinjve, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Aleances Kuq e Zi, zotëri Kreshnik Spahiun i cili ju përgjigj ftesës së shoqatës së artizanëve për të qenë mysafir nderi në këtë panair.Fjalën përshëndetëse e mori zotëri Mehmet Bardhi, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe ish deputet, pastaj zotëri Hajredin Kovaçi, kryetar i komisionit për kulturë pranë K.N.Sh-së si edhe kryetari i Aleances Kuq e Zi, zotëri Kreshnik Spahiu.

Ngjyra të bukura këti panairi i dhanë artizanët me punimet e tyre të cilët ndër vite me duart e tyre të arta kanë ndihmuar në ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar e poashtu edhe djemtë e e vajzat e shkollës fillore “Bedri Elezaga”në Katërkollë të veshur me kostumet tradicionale vendase por edhe kostumet e trevave tjera shqiptare.
Vend të merituar zënë edhe arsimtarët e po të njëjtës shkollë të cilët shoqëruan nxënësit e tyre në këtë panair.

Këngëtari nga Shqipëria Gjergji Jorgaqi përshëndeti të pranishmit me disa këngë, e në këtë rast nuk munguan as vallet.
Lidhur me qellimin e hapjes se panairit te pare artizanale ne Krythe theksohet se,nepermjet panairit synohet qe jo vetem te ekspozohen prodhimet artizanale tradicionale te zones, por dhe te ndikohet ne rritjen e vetepunesimit ne nje zone si Ana Malit, ku dihet se niveli i papunesise eshte shume i madh, duke e krahasuar dhe me ate te papunesise ne shkalle kombetare.


Dhe për fund,Per nje pjese te artizaneve, sot punimet e tyre me dore shihen si burim fitimi dhe kenaqesie, ndersa ne te ardhmen, prodhimet artizanale normalisht qe do te kene nje vlere me te madhe, ate te ruajtjes se nje tradite te mrekullueshme te rajonit të Anës së Malit dhe më gjërë.Shpresojmë se në të ardhen ky panair të shëndrrohet në traditë.
Falenderim edhe për zotëri Din Zenelin i cili e bëri të mundur inçizimin dhe solli pamje nka kjo ngjarje madhështore.

Shërbimi për Informim

Për ma tepër Fotografi – Ana E Malit Tradita Facebook


1