Panairi i Parë Mbarëkombëtar të Artizanëve në Anë të Malit

November 4, 2012   | Anketë / Anketa

Organizmi i panaireve te artizanatit, tashme eshte kthyer ne nje tradite per qytetin e Ulqinit,Anës së Malit dhe atë të Krajës .Panairi i artizaneve në Krythë ka perfshire dhe zgjuar interesin edhe te nje numri te madhë njerzish.

Panairi i artizaneve u organizua diten e sotme me perkrahjen e Keshillit Nacional te Shqiptareve në Mal të Zi si dhe në bashkëpunim me shoqatën “Anima”dhe grupin e grave intelektuale nga Ulqini dhe Ana e Malit. Panairi i emertuar “Panairi Kombëtar i Artizanatit” u organizua ne ambientet e kompleksit LAMIGA ne Krythe te Komunes se Ulqinit me fillim ne oren 11:00, me datat 3 dhe 4 nentor 2012,ku do jenë e gërshetuar me një sërë aktivitetesh folklorike dhe program kulturor – zbavites nga Ana e Malit.

Njera nga organizatoret e ketij panairi, Luljeta Avdiu – Cura u shpreh se panairi i parë i organizuar në Anë të Malit, pati nje sukses te jashtezakonshem,ku i uroi mirëseardhje musafirëve.
Nje e veçante tjeter e ketij panairi ishin vizitoret e shumte sikurse kryetari i Aleancës Kuq e Zi z.Kreshnik Spahiu i ardhur special me ftesën e Shoqatës e Artizaneve Shqiptar në Anë të Malit,me rastin e Dites se Flamurit dhe 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Sot morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga politika,kultura sikurse, Drejtori i Qendres Kulturore te Ulqinit, dr. Nail Draga,Mehmed Bardhi,Mark Shkreli i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Hajredin Kovaçi si dhe peronalitet tjera prezente në panair.

Lidhur me qellimin e hapjes se panairit te pare artizanale ne Krythe, organizatorja Avdiu sqaron se,nepermjet panairit synohet qe jo vetem te ekspozohen prodhimet artizanale tradicionale te zones, por dhe te ndikohet ne rritjen e vetepunesimit ne nje zone si Ana Malit, ku dihet se niveli i papunesise eshte shume i madh, duke e krahasuar dhe me ate te papunesise ne shkalle kombetare.

Nga ana e tyre, artizanet shprehen teper te kenaqura nga hapja e panairit artizanale ne Krythe,ku kanë prezantuar krijimtarinë dhe prezantimi i etnografisë së Anës së Malit dhe mënyra e punimit të tyre prej artizanës Sutë Xhurreta prej katundit Rashtish.
Me ane te ketij trajnimi synohej qe tradita e këtije panairi ne Ane te Malit te vazhdohej edhe me tej shprehet Suta.

Per nje pjese te artizaneve, sot punimet e tyre me dore shihen si burim fitimi dhe kenaqesie, ndersa ne te ardhmen, prodhimet artizanale normalisht qe do te kene nje vlere me te madhe, ate te ruajtjes se nje tradite te mrekullueshme te rajonit të Anës së Malit.

Për ma tepër Fotografi – Ana E Malit Tradita Facebook