Cungu takon përfaqësues nga Shqipëria,lidhur me projektin”Bashkë për një mjedis më të mirë”

November 5, 2012   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Kryetari Cungu priti në takim përfaqësues nga Shqipëria lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në projektin “Bashkë për një mjedis më të mirë”

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtor priti në takim, deputetin në Parlamentin e Shqipëris Gjekë Uldedaj, Kryetarin e Komunës së Bushatit Zef Hila, kordinatoren në projekte nga COSPE Rozeta Gradeci dhe Kryetarin e Bashkisë së Vau Dejes Gjon Marku. Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve në projektin “Bashkë për një mjedis më të mirë”, që do të përfshij zhvillimin e shërbimeve të mbledhjes së diferencuar të mbetjeve në Komunat Bushat, Hajmel, Vau Dejes, në Shqipëri dhe Komuna Ulqin dhe Tuz në Malin e Zi. Qëllimi i një projekti të tillë është zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe kontributi i komuniteteve vendore në menaxhimin e shërbimeve të mbledhjes dhe largiimit të mbeturinave.

Kryetari Cungu njohtoi të pranishmit me mënyrën e menaxhimit të shërbimeve të mbledhjes dhe largiimit të mbeturinave në komunën e Ulqinit duke përmendur ndërtimin e deponisë rajonale sanitare “Mozhuri” për komunat Ulqin dhe Tivar, projekt që është realizuar përmes Bankës Botërore dhe kredisë së Bankës ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë të përgjithshme mbi 8 milionë Euro. Në kuadër të këtij investimi bënë pjesë edhe blerja e pajisjeve për mirëmbajtjen e pastërtisë gjë që ndikoi dukshëm në përmirsimin e gjendjes të pastërtis në Ulqin. Ai gjithashtu theksoj rëndësin e madhe të projektit të përbashkët ndërmjet Shqipëris dhe Malit të Zi, që është thellimi dhe pastrimi i Lumit Buna.
Të pranishmit u pajtuan që duke mar parasysh lidhjet e ngushta të dy vendeve bashkëpunimi në projekte të tilla do është një vazhdimsi e traditës së përbashkët.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE