Vuajnoviq i filloi bisedimet për mandatorin me Gjekën – Video

November 8, 2012   | Politika

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i filloi sot bisedimet me kryetarë të partive parlamentare në lidhje me propozimin e mandatarit për përbërjen e Qeverisë së re. Sipas kushtetutë së Malit të Zi, Vujanoviq është i obliguar që ta propozojë mandatarin në afat prej 30 ditësh nga konstituimi i përbërjes së re të parlamentit.

Vujanoviq sot u takua me kryetarët e Partisë Demokratike, Partisë Boshnjake, Forcës, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Malit të Zi Pozitiv, Fatmir Gjeka, Rafet Husoviq, Nazif Cungu, Marija Vuçinoviq dhe Darko Pajoviq. Presidenti nesër do të bisedojë me përfaqësuesit e Partisë Liberale dhe të partisë Socialiste Popullore, Andrija Popoviq dhe Sërgjan Miliq dhe me bartësin e listës të Frontit Demokratik, Miodrag Lekiq.

Vujanoviq takimet në lidhje me mandatarin do t’i përfundojë me bisedimet me kryetarët e Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Demokratike të Socialisteve, Ranko Krivokapiq dhe Millo Gjukanoviq.

TVCG
VIDEO TV VIJESTI